fbpx

MPJ-ja ruse: BE, NATO dhe SHBA vazhdojnë pa turp të bëjnë presion ndaj Ivanovit

-

Përzierja e jashtme në punët e brendshme të R. së Maqedonisë po merr forma ekstreme, thuhet në deklaratën e sotme të ministrisë së jashtme ruse, ku akuzohen BE dhe NATO se bëjnë presion të paparë ndaj presidentit të Maqedonisë.

“Euro- komisari Johanes Han, përfaqësuesja e lartë për siguri politike të BE-së, Federika Mogerini, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe përfaqësues tjerë të “Evropës së shenjtëruar”, vazhdojnë pacipë të kryejnë presion të paparë ndaj presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov duke kërkuar prej tyre mandatin t’ia dorëzojë opozitës, e cila kërkoi “Platformë shqiptare” ultimative” thotë MPJ-ja ruse.

Prej atje thonë se është e rëndësishme të “kuptohet se masat e formuluara në Tiranë nënkuptojnë federalizim të Maqedonisë, rishpërndarje të pushtetit dhe simboleve të shtetit dhe çojnë drejt shkatërrimit të rendit kushtetues me qëllim të mos- integrimit të shtetit”.

Drejt sjelljes së përfaqësuesve evropian, siç vlerëson MPJ-ja ruse, është përfshirë edhe presidenti i “shtetit të vetëshpallur të Kosovës”, Hashim Thaçi i cili pa dyshim bëri thirrje që shqiptarët e Maqedonisë t’i marrin gjërat në duart e veta” që çon drejt krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.

“Kjo është edhe një dëshmi se subjekti i krijuar artificial i Kosovës është një prej burimeve kryesore të mos- stabilitetit dhe bartësi kryesor i potencial konfliktuoz në Ballkan. Maqedonasit duhet vet pa ndërhyrje nga jashtë të vendosin për fatin e tyre”, thonë nga ministria e jashtme ruse.

Ndryshe, për përkeqësimin e situatës në Maqedoni dhe protestat rreth ndarjes së mandatit, janë shpeshtuar reagimet e Moskës zyrtare.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.