!Në periudhën që vijon, punojmë në vendosjen e sistemit për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës, do të njoftojnë në mënyrë plotësuese. Tekstet e “Meta” deri atëherë, janë të lira për marrje, por duke e treguar citimin nga ku është marrë lajmi.

Nimic shpreh shqetësim për paqen dhe stabilitetin në Maqedoni


       
Athinë, 20 Mars, 2017 - 12:04 (META) 

Ndërmjetësi ndërkombëtarë në kontestin me emrin, Metju Nimic shprehi shqetësim se kriza politike mund të ndikojë negativisht ndaj stabilitetit të Maqedonisë.

“Jam i shqetësuar për situatën në Maqedoni. Atë që mund ta thekson për momentin është se gjendja në shtet është vënë në nivel të lartë të rrezikut, që do të ndikoj ndaj stabilitetit dhe sigurisë së shtetit”, deklaroi Nimic për emisionin “Zëri i popullit” në Radio Maqedonia e Lirë”.

Ai shprehi shpresë se kriza politike do të tejkalohet në mënyrë të qetë dhe rrugë demokratike.

“S’mund të jap vlerësime tjera sepse jam i fokusuar vetëm në çështjen e emrit, por edhe njëherë do ta shpreh shqetësimin tim për paqen dhe stabilitetin në Maqedoni. Shpresoj që politikanët dhe populli do të menaxhojnë me të gjitha problemet që paraqiten në shtet”, tha Nimic.