Gruevski paralajmëroi dokument politik – “platformë për ruajtjen e Maqedonisë“

-

VMRO DPMNE përgatit dokument politik me të cilin do të ofrojë mundësi për dalje nga kriza, njoftoi lideri i kësaj partie Nikola Gruevski në intervistën e djeshme në “Kanal 5”.

Gruevski deklaroi se pret ditët në vijim dokumenti të finalizohet dhe t’u ofrohet partive më të mëdha politike si dalje nga kriza.

“Po përgatitim dokument për ruajtjen e Maqedonisë, ky është dokument politik që do të ofroj mënyrë për dalje nga kriza. Përmes pranimit të tij, do të dilet nga kriza, por nuk do të shkatërrohet uniteti i shtetit. Ky dokument gjatë javës së ardhshme do t’u ofrohet partive politike dhe presim ta pranojnë si mënyrë për dalja nga kriza”, deklaroi Gruevski në intervistë.

Dokumenti, siç tha Gruevski, njëherë është shqyrtuar nga Komiteti ekzekutiv i partisë, i cili ka dhënë sugjerime, ndërsa gjatë kësaj jave duhet të finalizohet nga grupi i punës dhe t’u dorëzohet partive.

Rreth vizitës së euro- komisarit Han të martën, Gruevski përsëriti tre kërkesat që më herët i paralajmëroi deputeti, Aleksandar Nikolovski.

Gruevski në intervistë tha se synimi final nga realizimi i platformës së partive shqiptare është ndryshimi i emrit kushtetues të Maqedonisë sipas kërkesës greke dhe federalizimi i shtetit.

“Është plan që mund ta ndalojë vetëm populli. Në situatë kur VMRO DPMNE nuk e ka shumicën në Parlament që vet ta mbrojë shtetin, populli duhet ta mbroj këtë vend. Shteti mund të zhbëhet nëse populli lejoj që ky person (Zoran Zaev v.j) ta realizoj planin e tij”, tha Gruevski mes tjerash në intervistë.

 

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...