fbpx

Euro- deputetët Brok dhe Kovaçev protestojnë deri tek Gruevski për shkak të sulmeve nga SOS

-

Euro- deputetët Elmar Brok dhe Andrej Kovaçev, anëtarë të grupit të Partisë Popullore Evropiane, më 15 shkurt kanë dërguar letër proteste deri tek kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski lidhur me sulmet nga “Stop Opeacioni Soros” (SOS), për të cilën thonë se është e afërt me qeverinë e “Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë”.

Brok dhe Kovaçev, duke shkruar si pjesëtarët të Unionit të Federalistëve Evropian, letrën e fillojnë me vërejtjen se Gruevskit nuk duan t’i kushtojnë vëmendje për incidentin që ai ndoshta do ta quan të vogël, “por kush dërgon mesazh shqetësues për të ardhmen e orientimit evropian të IRJM, në veçanti në qarqet e mbështetësve më të mëdhenj për anëtarësimin eventual të vendit në BE”.

Dy euro- deputetët në veçanti theksojnë sulmin e SOS ndaj “Federalistëve të Rinj Evropiane” në Maqedoni në konferencën e Nikola Sërbov, Cvetin Çilimanov dhe Nenad Mirçevskit më 3 shkurt, kur ata sulmuan një numër të madh të OJQ-ve duke i cilësuar si armiq të Maqedonisë.

“Për befasinë tonë të madhe, njëra prej organizatave të përmendura është edhe “Federalistët e Rinj Evropian- Maqedoni” (XHEF)…”, thuhet në letrën protestuese. Kovaçev dhe Brok përmendin se “Federalistët e Rinj Evropiane dhe organizata e tyre në Maqedoni është organizatë jo-partiake pluraliste rinore që punon për Evropë të lirë dhe të bashkuar, e udhëhequr nga parimet e demokracisë dhe sundimin të së drejtës, duke tentuar të arrijnë paqe, prosperitet, siguri dhe drejtësi”.

Dy euro- deputetët, duke përmendur se Çilimanov, Sërbov dhe Mirçevski janë të afërt me pushtetin, reagojnë edhe ndaj deklaratave të zyrtarëve qeveritar për “desoroizimin”, duke pyetur në mënyrë implicite nëse VMRO DPMNE po ndryshon orientimin lidhur me integrimet euro- atlantike.

“Duke pasur parasysh afërsinë e krerëve të SOS me qeverinë e IRJM-së dhe deklaratat e fundit të politikanëve qeveritar lidhur me të ashtuquajturën “desoroizimin” e vendit, ne jemi të shqetësuar për aktivitetet e grupeve tona lokale dhe jemi të shqetësuar se këto incidente mund të sjellin përshtypjen se vlerat që i mbështet Unioni i Federalistëve të Rinj dhe Federalistët e Rinj Evropian nuk janë të ndara nga qeveria e IRJM-së”, thuhet në letër.

Brok dhe Kovaçev më pas thonë se kanë besim të plotë se Gruevski ka fuqi t’i frenojë pengoj kundër federalistëve evropian dhe i bëjnë thirrje që të krijojë instrumente nën kontrollin e tij si edhe më tej do të mbështesnin shoqërinë civile në vend si dhe vlerat dhe synimet e përbashkëta evropiane.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.