fbpx

BIRN: Për “Shkupi 2014” janë shpenzuar mbi 567 milion euro

-

Më shumë të holla për projektin “Shkupi 2014” kanë shpenzuar Ministria e kulturës dhe Shërbimi për gjëra të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë sepse ata paraqiten si investitor i objekteve më të mëdha siç janë Muzeu i VMRO-së, Teatri i vjetër, Gjykata kushtetuese, Filarmonia e Maqedonisë dhe pamja e re e godinës së Qeverisë, njofton BIRN në hulumtimin “Shkupi 2014 nën llupë”.

Sipas dokumenteve, prej gjithë objekteve më shumë të holla janë dhënë për godinën e Gjykatës kushtetuese, Arkivin shtetëror dhe Muzeun arkeologjik. Për to janë shpenzuar mbi 42 milion euro.

Tre milion euro më pak kanë kushtuar Filarmonia e Maqedonisë me mbi 39 milion euro dhe Teatri i vjetër i cili sipas të dhënave ka kushtuar 37 milion.

Njollën më të madhe në projektin “Shkupi 2014” e ka vendosur skulptorja Valentina Stefanovska, autorja e Portës “Maqedoni”, “Luftëtari në kalë”, bustet në sheshin “Filipi i Dytë”, “Luftëtari”, shtatë skulpturat në urën “Syri”, bustin e Hristo Tatarçev, “Luftëtarin” në Gazi Babë”. Sipas dokumenteve, Stefanovska për këto vepra në xhep ka futur rreth 3 milion euro.

Kompania “Nejmar Inxhenering” është e dyta në listë, pas Stefanovskës që ka fituar më shumë vendime për shërbime arkitektonike për objekte kyçe. Kjo kompania, sipas të dhënave nga regjistri qendror është në pronësi të Ana Kedeva- Petrovës, motra e kardiologut të njohur Sashko Kedev, kandidat për president në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004 dhe ish deputet në Kuvendin e VMRO DPMNE.

Fasada më e shtrenjtë, sipas dokumenteve të BIRN, është fasada e Qeverisë e cila sipas llogaritjeve, kushton mbi 15 milion euro, që është trefish më shumë se të gjitha fasadat në sheshin e qytetit.

“Shkupi 2014” përfshin:

132 objekte
30 investitor
117 kompani
9 shkritore
130 autor të zgjidhjeve ideore

Për tërë projektin janë shpenzuar mbi 567 milion euro

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.