Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, në Kuvendin e rregullt për zgjedhje, njëzëri e miratoi “Deklaratën për Tomisllav Kezharovskin”, me të cilën kërkohet lirim i tij prejfajiësisë.
– Ne, gazetarët e Maqedonisë edhe sot edhe prej këtu, në Kuvendin Zgjedhor të ShGM-së – e japim edhe njëherë mbështetjen e fuqishme për kolegun tonë, të gjykuar dhearrestuar padrejtësisht, Tomisllav Kezharovskin. Kërkojmë nga Gjykata e Apelit nëShkup, ndërkohë që presim fjalën e saj përfundimtare, të marrë vendimin e vetëm dhe ta kënaqë drejtësinë – ta lirojë nga fajësia – thuhet në këtë deklaratë.