fbpx

Zaev do të vendos numërator për kthimin e parave të vjedhura si në “Time Square”

-

Lideri opozitar Zoran Zaev dje duke u përgjigjur në pyetjet në emisionin “Debati i ri” në Nova TV për atë nëse ekziston plan për detektimin dhe kthimin e parave të popullit, tha se kur të vijë në pushtet LSDM, do të ndërtoj përmendore ku do të tregohet sa para të popullit janë kthyer në buxhet.

“Unë më sa e di bëhet fjalë për rreth 5 miliardë euro prej vitit 2007-të. Sipas ligjeve aktuale në Maqedoni, parashihet me vepër penale, e dëshmuar në aktgjykim, ku janë vjedhur paratë apo prona, nëse gjenden, ato të konfiskohen. Te Porta triumfale do të vendosim numërator dhe kur Agjencia për konfiskimin e pronave do të shet pronë dhe do t’i kthej paratë në buxhet, numëratori do të tregoj këtë. Kjo është dëshmi se çdo gjë që është vjedhur do të kthehet. Besoj se ka mundësi që të grumbullohen prova dhe të kthehet pjesa më e madhe e asaj që është vjedhur” tha Zaev.

Numërator të këtillë ka në Nju Jork në afërsi të “Time Square”, por edhe faqe interneti ku numërohet borxhi nacional i SHBA-së, që për momentin është rreth 19 trilion dollarë.

Numërator të këtillë ka edhe në Berlin.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.