fbpx

Për çdo krizë ka qeveri të re

-

Qeveri teknike, teknokratike, të koalicionit, të koncentrimit, të përkohshme ose kalimtare – për çdo krizë ekziston një qeveri e përshtatshme e cila është provuar në botë, kurse një pjesë e vogël  e tyre edhe tek ne.

Fill pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën në prill të v. 2014, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, doli me pesë kërkesa, ndër të cilat edhe ajo për formimin e qeverisë teknike, e cila do të krijonte kushte për zgjedhje të reja.

Pas publikimit të aferës së përgjimit, LSDM-ja i ndërroi këto kushte dhe parashtroi një kusht të ri: zgjidhje politike të krizës politike.

Ata nuk shpalosin detaje për atë se çfarë nënkuptojnë me „zgjidhje politike“, porn ë opinion gjithnjë e më tepër flitet për ndonjë lloj qeverie e cila do t’i menaxhonte momentet e krizës dhe do të krijonte kushte për zgjedhje të reja.

Tani për tani, qeveria aktuale e VMRO DPMNE-së vendosmërisht dhe kategorikisht i hedh poshtë të gjitha propozimet, madje edhe as që mendon për atë gjë dhe këmbëngul se pushteti dhe qeveria në vend zëvendësohet dhe fitohet me zgjedhje të përgjithshme.

Gjithçka tjetër për partinë në pushtet është jolegjitime dhe e barabartë me grushtshtet jo kushtetues, përkatësisht me ‘Puç’.

Në botë ekzistojnë më shumë modele të provuara të qeverive, të cilat kanë menaxhuar me kriza.

  • Qeveri teknike. Ky term shpeshherë përdoret për qeveri kalimtare ose të përkohshme. Sipas shkencëtarëve politik, ato janë qeveri që nuk kanë fituar mandat gjatë zgjedhjeve, por janë krijuar me pajtueshmëri të fuqive kryesore politike në një vend. Është e mundur të formohet një qeveri e këtillë edhe me ndërmjetësim të komunitetit ndërkombëtar. Në përbërjen e saj ka ekspertë, të cilët nuk kanë lidhje partiake dhe të cilët kanë një qëllim – t’i organizojnë zgjedhjet e ardhshme.
  • Qeveri teknokratike. Kjo është formë e qeverisjes në të cilën janë të përfshirë inxhinierë, shkencëtarë, profesionistë të shëndetësisë dhe ekspertë të tjerë teknik, të cilët duhet të marrin vendime në fushat e tyre përkatëse. Teknokratët dallojnë prej „ekonokratëve“ dhe „burokratëve“ sipas mënyrës së të menduarit dhe qasjes së zgjidhjes së ndonjë problemi. Edhe qeveria e këtillë zgjat deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja. Qeveria e Nikola Klusevit (1991 – 1992) quhej „qeveri ekspertësh“.
  • Qeveri të koalicionit. Kjo është qeveri e shumicës parlamentare ose qeveri për të cilën votojnë të gjitha partitë parlamentare. Arsyeja e zakonshme për këtë aranzhim është sepse asnjë parti nuk mund të arrijë shumicë në parlament. Kjo qeveri mund të formohet edhe gjatë krizave, kur kërkohet përgjegjësi e përbashkët prej të gjithë akterëve politikë. Gjithashtu, qeveri të koalicionit mund të formohet gjatë vështirësive kombëtare, për shembull, luftë ose krizë ekonomike. Me këtë qeveria ka nivel të lartë të përgjegjësisë dhe do të ndikojë në zvogëlimin e mosmarrëveshjeve të brendshme politike. Këto qeveri njihen edhe me emrin ‘qeveri e bashkimit kombëtar’ ose koalicion i gjerë. Tek ne, një qeveri e tillë ishte për shembull, „Qeveria e koalicionit të gjerë për shpëtim të Maqedonisë“, e formuar në maj të v.ј 2001, në të cilën hyri edhe LSDM-ja, e cila u tërhoq nga ajo qeveri vjeshtën e vitit të njëjtë.
  • Qeveri koncentrimi. Nocioni qeveri koncentrimi mund të duket shumë i paqartë ose i pazakontë sepse ato zakonisht formohen në raste dhe kushte të veçanta. Ato janë fatkeqësitë natyrore, gjendjet e jashtëzakonshme ose të luftës. Në atë qeveri duhet të marrin pjesë të gjitha partitë parlamentare, të cilat do të orvatenin t’a zgjidhin krizën. Qeveria e këtillë do të kishte një detyrë të vetme që ta përgatis ambientin demokratik për zgjidhje të lira demokratike.
  • Qeveri të përkohshme.Ose qeveri-kujdestare. Mund të formohet kur qeveria e sistemit parlammentar është e mposhtur me iniciativë për mosbesim ose në rast të dorëheqjes së qeverisë. Kjo qeveri vazhdon të punojë gjatë periudhës së shpërbërjes së parlamentit, i përgatit zgjedhjet e reja dhe është në funksion deri në formimin e qeverisë së re.
  • Qeveri kalimtare.Kjo qeveri formohet përkohësisht që të trasojë rrugën për qeverinë e e qëndrueshme. Për shembull, kur u rrëzua sadam Huseini në Irak, Amerikanët formuan qeveri kalimtare në vend që të mbikëqyr hartimin e kushtetutës së re dhe të krijojë kushte për organizim të zgjedhjeve. Qeveritë e këtilla njihen edhe në botë edhepse rrallëherë një gjë e tillë ndodh në Evropë. Rastet e fundit të qeverive kalimtare ose teknokrate ishin në disa shtete evropiane (Itali, Greqi), me qëllim të tejkalimit të krizës ekonomike.

Në Greqi, pas fundit të diktaturës, pothuajse tre dekada qeverisnin qeveri partiake të përbëra nga dy partitë tradicionalisht më të mëdhaja në vend, Demokracia e Re dhe PASOKU-u. Koncepti i qeverisë së koalicionit ishte i panjohur për Greqinë. Mirëpo, përshkallëzimi i krizës financiare, mosmarrëveshjet e mëdha politike, zemërimi i popullit, humbja e mirëbesimit tek partitë politike dhe mosmarrëveshjet rreth masave të kursimit, gradualisht filluan t’i përmirësojnë gjërat. Në nëntor të vitit 2011, Jorgos Papandreu u rrezua nga pushteti dhe u formua qeveria e parë kalimtare ndërmjet Demokracisë së Re dhe PASOK-ut, me mbështetje të partisë ultra të djathtë, LAOS. Objektivi i vetëm i kësaj partie, e përbërë kryesisht prej ish ministrave dhe teknokratëve të Demokracisë së Re dhe PASOK-ut, ishte realizimi i detyrimeve greke që të ratifikohet marrëveshja e Samitit të BE-së në tetor të vitit 2011 që të aprovohet ndihma e re financiare për Greqinë dhe shkurtimin e 100 miliardëve të borxhit kombëtar grek. Kjo qeveri zgjati disa muaj dhe pati objektiv të qartë – vetëm realizimin e detyrimeve që t’i garantojë Greqisë qëndrueshmëri financiare brenda BE-së, si dhe t’i ik rrezikut të falimentimit dhe t’a drejtojë vendin për zgjedhje të reja.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.