fbpx

Grekët në ShBA kërkojnë Keri të bllokojë Maqedoninë në NATO

-

Asociacioni pan- maqedonas grek në ShBA i dërgoi letër  sekretarit shtetërorë amerikan Xhon Keri, në të cilën ka thirrje që mos të angazhohet për hyrjen e RM-së në NATO, njofton “Grip Reporter”.

“Vendet që kanë aspirata të hyjnë në NATO, patjetër duhet t’i plotësojnë të gjitha kushtet dhe kriteret për anëtarësi ndërsa Maqedonia nuk është prej tyre”, thuhet në letrën e organizatës greko- amerikane.

Në letrën e nënshkruar nga kryetari i Asociacionit pan- maqedonas, Dimitris Cazis dhe sekretari Tomas Rigar, asociacioni ka theksuar bindjet e veta, që kanë të bëjnë me historinë dhe identitetin e Maqedonisë, “aspiratat ekspansioniste” të Shkupit, por edhe komentohet deklarata  e ish ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni, Pol Volers dhe kërkesën e para do kohës të kongresmenëve për pranimin e Maqedonisë në NATO në Samitin e ardhshëm.

“Rezultat pozitiv i problemit me emrin është elementi kyç që të evitohet kërcënimi për integritetin territorial të Greqisë, por edhe për promovimin e stabilitetit në rajon”, thuhet në letër.

Asociacioni, duke rikujtuar se Greqia është anëtare e NATO-s dhe BE-së, thekson se vendi me “përparësitë e veta ekonomike dhe politike” paraqet “lider për stabilitet” në Ballkan.

Asociacioni pan- maqedonas në letër, gjithashtu, përmend se “është e qartë se problemi është diçka më shumë se emri i fqinjit verior të Greqisë” dhe se bëhet fjalë për “krijim të shtetit i cili bazohet në ide ultra- nacionaliste.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.