Zaev: Nikolla Mlladenov ka qenë gazetari më i ndjekur

Lideri i LSDM-së, publikoi audio- regjistrim nga biseda mes Latas dhe drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, ku ata bisedojnë për pronarin e televizioni “A1”, Velija Ramkovski. “Unë do t’a “kryej” Veliun në mënyrën time, ju bëni ashtu. Me 2 milion mbështetje edhe unë do të bëja televizion- dëgjohet në regjistrim. Biseda e radhës ishte mes drejtorit të MPM, Srgjan Kerim me ministren e punëve të brendshme Jankullovska e ka të bëjë me “mposhtjen e gazetave nën kontrollin e tyre”. Biseda e fundit është mes kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe ministrit të transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, për borxh me emisione dokumentare. Zaev tha se janë ndjekur 100 gazetarë ndërsa materialet do t’i marrin personalisht. Ai përmendi se materialet e regjistruar kanë pasur shenjën “DSK”. Zaev tregoi edhe materiale nga DSK me analizën të gazetarëve kritik për ngjarjet e 24 dhjetorit. –Lënda e Nikolla Mlladenov është zhvilluar si rast i veçantë. Këto dosje i përkasin familjes së Mlladenovit dhe do t’u dorëzohen në mënyrë siç dëshirojnë ata- shtoi Zaev.