fbpx

Për Mogerinin u bëmë Maqedonia, kurse për Hanin mbetëm FYROM

-

“Për sa i përket pyetjes ndaj destabilizimit kam frikë se çështja tani nuk është më nëse do të ketë destabilizim… Maqedonia është në agjendë ashtu siç është në agjendë gjithmonë nevoja për mbështetje dhe ndihmë ndaj shteteve që janë kyçe për rajonin tonë, kur flasim për fqinjësinë, Ballkani nuk është as fqinjësi por është Evropë. Në këtë situatë të caktuar në veçanti është e nevojshme, unë lexova rekomandimet e Parlamentit Evropian dhe ndjek debatin dhe jam e gatshme që të ndjek atë së bashku me komisionarin Han me të cilin puna jonë në Ballkan është e koordinuar dhe do të mbetet në agjendë”, u shpreh Federika Mogerini, Shefja e Diplomacisë së BE-së.

Përfaqësuesit e BE-së, për shkak të kontestit me emrin me Greqinë, zakonisht  nuk e përdorin emrin kushtetues të Maqedonisë por përdorin referencën FYROM.

A thua vallë Mogerini  gjatë përgjigjes së gazetarëve, ose paralajmëroi ndryshimin e politikës së BE-së.

Menjëherë pas marrjes së  funksionit, Mogerini deklaroi se BE-ja në afat prej dy vitesh mund ta njoh Palestinën, si shtet, gjithashtu ishte përfaqësuesja e parë  e cila në kontekst të krizës së Ukrainës, tha se Rusia nuk duhet më që të quhet “partnere strategjike” i BE-së.

Tani për  tani nuk dihet se qeveria e re greke do të reagojë njëjtë sikurse qeveria e Andonis Samaras.

Portali “Euraktiv# deklaron se eurkomesari Han nuk ka qenë i impresionuar kur Mogerini ka përdorur emrin Maqedoni,  kështu që në fjalimin e tij ka vazhduar të përdor referencë Ish Republika Jugosllave e Maqedpnisë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.