fbpx

Në akisonin “Zjarr” policia konfiskon 144 kg marijuanë

-

Gjashtë persona janë arrestuar  kurse pas njërit  ende gjurmohet,  ku policia kapi 144kg marijuanë në aksionin e fundit të kryera në territorin e Shkupit, Hasanbeg dhe në fshatin Haraçinë.

Siç informoi sot nga ministria e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, realizimi vjen pas përpunimit kriminal të personave të cilët një kohë të gjatë dyshohet se merren me veprimtari të paligjshme.

Droga fillimisht ka rdhur nga Shqipëria përmes Maqedonisë  ku destinacioni i fundit është menduar për në Zvicër. Atje në tregun ilegal vlera e saj është vlerësuar në 600 mijë euro.

Në rrugën “Alia Avdovic” në Çento janë ndaluar dy automjete të drejtuar  nga dy persona nga  Shkupi të moshës 30 dhe 37 vjet. Në një nga automjetet e tipit  “Golf” janë gjetur 65 pako dhe në   automjetin tjetër të tipit  “Mercedes”  janë gjetur 33 paketa. Pas ekspertizës është vërtetuar se në të kishte marihuanë – tha Jankullovska.

Në këtë aksion janë  kontrolluar shtëpitë e dy personave nga Shkupi, të moshës  40 dhe 53 vjet. Gjatë kontrollit janë gjetur një qese që peshon 700 gram, dhe në të cilin kishte material pluhur me ngjyrë kafe, e cila supozohet të jetë një përzierje me heroinë.

Kundër personave do të ketë kallëzime penale për prodhim të paautorizuar dhe shpërndarjen e drogave narkotike

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.