fbpx

PE kërkoi fillim urgjent të bisedimeve për Maqedoninë

-

Parlamenti Evropian sot për herë të nëntë kërkoi nga Këshilli i Evropës pa kurrfarë anulimi të caktoj datë për fillimin e bisedimeve aderuese me Maqedoninë. Në të kundërtën, siç thuhet në rezolutë, cenohet kredibiliteti i politikës së BE-së ndaj zgjerimit.

Euro- parlamentarët kërkuan nga përfaqësuesja për politikë të jashtme të BE-së, Federika Mogerini, që të gjej nismë të re për dalje nga qorrsokaku në të cilin gjendet problemi me emrin dhe të ndërmjetësojë në dialog, që duhet t’i vendos fund polarizimit të klimës politike në vend. Në dokumentin e miratuar, parlamentarët i bën thirrje pushtetit dhe opozitës në vend që t’i bashkojnë forcat për përshpejtimin e agjendës evropiane dhe të sigurojnë bashkëpunim konstruktiv politik.

-Me votimin e sotëm, i japim mbështetje të plotë perspektivës evropiane të Maqedonisë. Tanimë është koha Këshilli i Evropës të jep dritë jeshile për fillimin e bisedimeve aderuese dhe Maqedonia e Greqia të gjejnë zgjidhje të pranueshme për të dy palët lidhur me çështjen e emrit. Një Maqedonia stabile dhe me prosperitet është në interes edhe për fqinjët dhe tërë Evropën- tha raportuesi i Parlamentit Evropian, Ivo Uajgl, i cili dorëzoi rezolutën.

Parlamenti evropian përveç për Maqedoninë, sot gjithashtu miratoi edhe vlerësimet për avancimin e Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Nëpër rezolutat theksohet se vendet ballkanike edhe më tej ballafaqohen me sfidën e sundimit të së drejtës, korrupsionit, diskriminimit, shpejtësisë me të cilën zbatohen reformat dhe me polarizimin e skenës politike.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.