fbpx

Qeveria shpalli konkurs për drejtorë, konsuj dhe promotorë jashtë vendit.

-

Qeveria e Maqedonisë shpalli konkurs publik për angazhimin e katër funksionarëve udhëheqës, edhe atë dy në pozita të larta udhëheqëse në Qeveri dhe dy në Agjencinë për thithjen e investimeve të huaja dhe promovimin e eksportit.

Konkursi i Qeverisë ka për qellim përzgjedhjen e drejtorit të Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural dhe konsull të përgjithshëm nga Maqedonia për në Munih të Gjermanisë. Të gjithë kandidatet e interesuar që i përmbushin kushtet, mund të paraqiten prej sot e deri më 27dhjetor.

Konkursi tjetër për dy pozita udhëheqëse në Agjencinë për thithjen e investimeve të huaja janë për një promotor ekonomik për në Shangai të Kinës dhe një promotor ekonomik për në Montreal të Kanadasë. Ky konkurs do të zgjas deri më 20dhjetor.

Kandidatët e interesuar që duan të aplikojnë për pozitat promotor ekonomik, krahas arsimit të lartë, duhet të kenë njohje të mirë të gjuhës angleze dhe të dinë gjuhën e vendit ku do të dërgohen për t’i kryer funksionet, si dhe të kenë përvojë pune dyvjeçare.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.