fbpx

Veljanovski bëri thirrje për bashkim si në Ilinden

-

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, sot prej para përmendores së Metodija Andonov-Çento, kryetarit të presidiumit të parë të KAÇKM-së, në Shkup, bëri thirrje pë unitet dhe bashkim, siç tha, njejtë fuqishëm si sot, në Ilinden, është Maqedonia e bashkuar. Edhe njëherë potencoi se për Maqedoninë mbetet prioritet anëtarësimi në NATO dhe në BE dhe investimi për zhvillim të shtetit.

Kryetari i Kuvendit bëri thirrje, të bashkuar pas veprës së të gjithë heronjve të Maqedonisë, edhe më fuqishëm bashkërisht ta ndërtojmë Maqedoninë.

“Mu në afërsi të tij, vazhdoi ai, ndodhet përmendorja e Nexhat Agollit, njeriut, i cili, gjithashtu, është simbol i madh i Ilindenit të dytë, jurist i theksuar, partizan dhe anëtar i KAÇKM-së, minsitër në Qeverinë e parë të Maqedonisë së lirë. Agolli, tha Veljanoski, ishte luftëtar për të drejta dhe bashkëjetesë, por, si edhe Çento, i dënuar nga ana e pjesëve të sistemit të atëhershëm komunist. “Megjithatë, sot, historia sërish dëshmoi se është gjykatësja më e mirë. Edhe vepra e tij, si luftëtar për Maqedoninë, sot dhe në të ardhmen do të respektohet”, theksoi ai.

Dashuria ndaj Atdheut, potencoi Veljanoski, nuk njeh prejardhje etnike apo përkatësi fetare.

“Ky leksion i ilindenistëve, përmes shembullit të Agollit, duhet vazhdimisht të na përkujtojë se marrëdhëniet ndëretnike janë thelbi i Maqedonisë. Në histori mbeten të shënuara veprat e panumërta kur krah për karh maqedonasve, shqiptarëve, turqve, romëve, serbëve, boshnjakëve dhe të githë të tjerëve e mbrojtën Shtetin”, tha Veljanoski.

përkujtoi edhe veprën e Pitu Gulit, revolucionarit të madh maqedonsas me prejardhje vllehe – përmendorja e të cilit është, gjithashtu, në afërsi të tyre.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.