fbpx

Vatikani nuk reagon ndaj ndërtimit të përmendores së shtrenjtë të Nënë Terezës

-

Në sheshin Maqedonia filloi ndërtimi i bustit të Nënë Terezës, i cili do të jetë i gjatë 32 m dhe për të cilin nga buxheti do të ndahen 5 milion euro, pa TVSH.

Kur kah mesi i qershorit Ministria e kulturës shpalli tenderin për ndërtimin e bustit, redaksia e “Meta” kërkoi mendim nga Vatikani si dhe kryepeshkopi i kishës romake, papa Françesku për vendimin e Qeverisë që të ndërtoj bustin e humanistes Nënë Tereza, që do të kushtojë 5 milion euro.

mail 1 mail 2

Përgjigje për këtë çështje se si Papa e komenton tërë këtë nismë, nuk morëm.

Sipas tenderit, realizuesi në 600 m/katror duhet të ndërtoj objekt me tarracë, shatërvan si dhe përmendore të Nënës Terezë, engjëj, motrave të nderit, kurorë zbukurues në formë të trofeut dhe reliefë tjerë nga mermeri dhe bronzi.

Zgjidhja ideore është vepër e Valentina Stafanovskës dhe Kiril Mukaetovit.

Tenderi e fitoi kompania “Beton” ndërsa punimet ndërtimore do të zgjatin 18 muaj. Mbikëqyrjen e punimeve ndërtimore do t’i kryej Enti për verifikimin e materialeve  dhe zhvillimin e teknologjive të reja.

Përmendoren duhej ta ndërtoj biznesmeni indian Subrata Roj i cili për shkak të mashtrimit me 2 miliard funte përfundoi në burg.

“Do të ndërtojmë shtëpi të madhe, shtëpinë e Nënës Terezë. Kam propozim deri tek qeveria dhe qytetarët, përmendorja që do të ndërtohet në Shkup të quhet Përmendorja e humanitetit” deklaroi Roj në inaugurimin e këtij projekti.

Për shkak të donacioni nuk u realizua, Ministria e kulturës e mori përsipër financimin e projektit.

Груевски и Субрата Рој

Nikolla Gruevski dhe Subrata Roj në janar të vitit 2013 shënuan fillimin e realizimit të projektit për vendosjen e përmendores së Nënës Terezë

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.