fbpx

Vidhet një armë në bibliotekën “Shën Kliment i Ohrit”

-

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 15:00 në stacionin policor në qendër të Shkupit është raportuar se në bibliotekën kombëtare dhe universitare “Shën Kliment i Ohrit” është vjedhur një pistoletë e tipit “Zastavë e Kuqe”.

Vjedhësi ka pritur momentin e duhur kur kasaforta, në të cilën është mbajtur arma, ka qenë e hapur. Mbetet e paqartë periudha kohore kur është kryer vjedhja, e që sipas informatave të raportuesit, mund të jetë gjatë 3 viteve të fundit.

Mbetet e paqartë se si nuk është vërejtur vjedhja më herët. Nga policia thonë se po ndërmerren të masat për gjetjen e vjedhësit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.