fbpx

Tuneski: Prej vitit 2006 e deri më sot prodhimtaria vendore e energjisë elektrike është zvogëluar për 30% të plotë

-

Ka kolabruar rrjetin shpërndarës për energji elektrike nga një rënie e borës për shkak të interesave të biznesit të distrubuesit elektrik, kompanisë shtetërore MEPSO, për barok, turizëm dhe reklama- akuzoi Atanasko Tuneski, anëtarë i Komisionit për energjetikë nga radhët e LSDM-së.

Sot do të bëhet e qartë si punon kompania tjetër e energjisë ELEM dhe pse prej ardhjes në pushtet, faturat për energji elektrike janë rritur mbi 80%: Prej vitit 2006 e deri më sot prodhimtaria vendore e energjisë elektrike është zvogëluar për 30% të plotë. Në veçanti alarmuese është prodhimtaria e zvogëluar e ELEM nga kapacitet termo- energjetike “TEC Bitola” dhe “TEC Oslomej”, vetëm në 3 vitet e fundit. Nëse për 21 vit, prej vitit 1990 deri 2011, prodhimtaria është mbajtur, vetëm prej vitit 2011 deri 2014 prodhimtaria e energjisë elektrike nga termoelektranat në Maqedoni është zvogëluar për 27%- tha Tuneski.

Sipas tij, prodhimtaria e zvogëluar e kapacitete termoenergjetike, nga ana tjetër, rrit konsumin e mazutit, që prej vitit 2008 deri 2013 është rritur për 140% marramendëse.

“Kjo nuk mund ta mbuloj prodhimtaria e zvogëluar vendore të rrymës dhe, kuptohet, kërkon import shtesë të energjisë elektrike. Përderisa prodhuesit vendor të energjisë elektrike janë në rënie të lirë, rritet importi i rrymës në vend, që në nëntë vitet e fundit, që do të vazhdoj të shtrenjtohet, pushteti i Nikolla Gruevskit menjëherë duhet të del para qytetareve dhe të shpjegoj: pse le të dështojnë kapacitetet prodhuese në vend? Pse vazhdimisht dështojnë blloqet në “REK Bitola”, shtylla e sistemit elektro- energjetik i një shtetit? Sipas të dhënave tona, njëri prej blloqeve gati kohë më të gjatë nuk punon ndërsa dy blloqet tjera punojnë me intensitet më të ulët. Apo janë investuar disa qindra milionë para nga populli, siç thuhet, në rivitalizimin e blloqeve? Pse “TEC Oslomej”, do të tregojnë përllogaritjet, por sipas pritjeve, me siguri do të përfundoj në vitin 2014 me prodhimtari më të ulët të energjisë elektrike prej asaj që u premtua ndërsa premtimet e parealizuar të VMRO DPMNE dhe apo e kolabron me vetëdije pushteti i Nikolla Gruevskit sistemin vendor të energjisë në kurriz të qytetarëve, në llogari të interesave në biznesin e energjisë dhe profitit të një grupit të ngushtë në pushtet? – tha Tuneski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.