fbpx

Tetova ngulfatet, Shkupi dhe Manastiri mezi frymon

-

Sot në ora 11, ndotja e ajrit të ambientit në Tetovë  është në nivel shumë të lartë, kurse në Shkup dhe Manastir është në nivel të lartë. Në Tetovë niveli i grimcave kancerogjene  PM10 është 237 mikrogram për një metër kub, që thuajse është pesë herë më shumë se 50 mikrogramët e lejuar.

Niveli  i lartë i grimcave të PM10 përveç në Manastor, vërehet edhe në komunat e Shkupit edhe atë: Qendër, Gazi Baba, Karposh edhe stacionit matës në Rektorat. Nivel të mesëm të ndotjes ka në Miladonovcë, Kërçovë, Veles dhe Kavadar. Në Qendër vërehet niveli i mesëm, kurse në Karposh është  nivel i lartë dhe  grimca PM2,5.

Niveli më i lartë u vërejt në orët e vona të natës, kur në ora 22 stacionet matëse  në Lisice dhe Tetovë, treguan përqendrim të grimcave PM10 prej thuajse 600 mikorgram  për një metër kub, që është 12 herë më e lartë se kufiri i lejuar.

Në raste të tejkalimin e pragut të 50 mikrogrameve për një metër kub të grimcave të PM10 në vazhdimësi të pesë ditëve , Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, rekomandojnë përdorim të transportit urban publik, më shumë njerëz të udhëtojnë në një automjet, për ngrohjen e hapësirave mos përdoren mjete sintetike dhe të përdoret si duhen stufat me dru.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.