Gjykatësit kushtetuese të mërkurën më 9 nëntor, në terminin e rregullt prej orës 9, do të mbajnë seancën e parë me kryetarin e ri, Nikola Ivanovski. Në seancën, siç mund të shihet në agjendën e publikuar në faqen e internetit, në rend dit nuk është nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për PSP-në.

Të mërkurën, kjo gjykatë do të shqyrtojë nismën për Ligjin e akcizave, Ligjin për kadastrën e patundshmërive, Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, Ligjin për mbylljen e procedurave falimentuese, Ligjin për akademi sporti, Kodin zgjedhor dhe paragrafin 1 dhe 2 nga Rregullorja për mënyrën dhe kushtet e rregullimit të tarifave, menaxhim me sistemin për transfer dhe shpërndarje të gazit natyror.

Kryetari i ri i cili u emërua më 17 tetor ndërsa prej 1 nëntorit edhe zyrtarisht mori këtë funksion, nga paraardhësja Elena Gosheva trashëgoi nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për PSP, që tanimë 1 vit është në sirtarët e gjykatës.

Seancën e fundit gjykatësit kushtetues e kanë mbajtur të hënën, kur u përshëndetën me Goshevën. Ajo edhe më tej vazhdon të jetë në përbërjen prej nëntë anëtarëve të kësaj gjykate.