fbpx

Taseva: Nuk ka vullnet politik për ringjalljen e Ligjit për mbrojtjen e informatorëve

-

Në asnjë institucion shtetëror në vend nuk zbatohet Ligji për mbrojtjen e informatorëve (whistleblowers), edhe pse është miratuar para saktë një viti, ndërsa nuk ka interes dhe vullnet politik për zbatimin e tij. Kjo ishte tema kryesore e tryezës së sotme të rrumbullakët në suazat e projektit të “Transparencë International Maqedoni” me titull “Ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve- përvojat dhe sfidat” e mbështetur nga Mbretëria e Holandës.

Kryetarja e TI Maqedoni, Slagjana Taseva, theksoi se Ligji për mbrojtjen e informatorëve i miratuar para një viti, është një prej më të mirëve që është instaluar në praktikat dhe përvojat ndërkombëtare, por sfida e ardhshme është lufta që ai të mbijetoj dhe të filloj të zbatohet. Por për këtë, shton Taseva, nuk ka as vullnet e as interes nga institucionet e shtetit, që duhet të ndërmarrin masa për paraqitje të brendshme dhe të jashtme dhe paraqitjen joligjore dhe t’i mbrojnë denoncuesit.

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Volter Plomp theksoi se mbështetja e shtetit të tij për këtë projekt del nga qëndrimi i tyre se lufta me korrupsionin është çështje e rëndësishme që vendet e Ballkanit Perëndimor patjetër ta zgjidhin në rrugën e tyre drejt integrimeve në BE.

“Zgjedhjet janë dita kur individi është poashtu i fuqishëm njëjtë si edhe politikani. Nëse nuk votoni, lejoni që të tjerët të vendosin për të ardhmen tuaj. Demokracia nuk është vetëm votim njëherë në katër vite apo njëherë në zgjedhje të parakohshme. Vendimet e politikanëve çdo ditë ndikojnë ndaj qytetarëve dhe për këtë qytetarët patjetër të njoftohen kur dhe si këto vendime ndikojnë ndaj tyre. Këtu denoncimi luan rol të rëndësishëm edhe mediat e pavarura edhe sektori civil për sigurimin e këtyre informacioneve për qytetarët” shton Plomp.

Edhe pse ishin të ftuar, në tryezën e rrumbullakët nuk erdhën përfaqësues nga Prokuroria Publike dhe Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.