RMV, Komunat të ndërmarrin rolin kyç për të ndihmuar viktimat e dhunës familjare

-

Me rastin e rritjes së shkallës së dhunës familjare si pasojë e masave për vetizolim të cilat ndërmerren për ballafaqim me pandeminë e COVID-19, u mbajt mbledhje virtuale me temën: “Përforcimi i kapaciteteve të vetëqeverisjes lokale për ballafaqim me dhunën familjare në kushte të pandemisë”. Iniciativën për mbledhje e ka ngritur UNDP, BNJVL, UN Women, ndërsa në të kanë marrë pjesë mbi 30 pjesëmarrës dhe përfaqësues të mbi 15 komunace, si dhe nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, njofton Meta.

Drejtoresha ekzekutive e Rrjetit nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare, Elena Dimushevska, tha se, në periudhën e lëvizjes së kufizuar, vetëqeverisja lokale është kyçe në procesin e sigurimit të ndihmës për viktimat dhe informatat në kohë për denoncim të dhunës.

“Konkludimet janë: të sigurohet ndarja e informatave me komunat për denoncim të dhunës familjare, informimi i qytetarëve përmes ueb faqeve dhe mediave sociale, si dhe ndarja me kategoritë më të rrezikuara sociale, nevoja e koordinimit më të mirë dhe bashkëpunim për ballafaqim sa më të suksesshëm me dhunën e bazuar në gjini në nivel lokal, përforcimi i kapaciteteve të komunave, si dhe fushatë të përforcuar për paraqitjen e rasteve dhe mbështetje të viktimave potenciale, ndërsa sipas nevojave edhe trajnime për kuadro komunale për raste të dhunës familjare dhe gjinore”, thuhet në komunikatën e UNDP-së.

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, tha se:

“Viktimat e dhunës familjare mund të paraqiten në linjën telefonike falas SOS për viktima të dhunës familjare, e cila ofron mbështetje 24 orë. Ky është një ndër 18 shërbimet shtetërore në dispozicion për viktimat”.

Sipas sekretarit gjeneral të OKB-së, Antonio Guteresh, COVID-19 ka shkaktuar efekte negative ekonomike dhe sociale, që së bashku me kufizimin e lëvizjes dhe izolimin fizike kanë sjellur në rritjen e rrezikut të dhunës gjinore.

Gjatë kohës së krizës së koronës, rastet e dhunës familjare kanë shënuar rritje në më shumë vende të botës, për 30% në Francë dhe Qipro, për 32% në Singapur, ndërsa është shënuar rritje edhe në Kanada, Gjermani, Spanjë, ShBA dhe Britani të Madhe.

Në këtë mbledhje është konstatuar se, fatkeqësisht, e njëjta ndodh edhe në shtetin tonë, edhe pse numri i denoncimeve nuk ka shënuar rritje, pretendohet se numri i kallëzimeve penale dhe ankesave në lidhje me dhunë familjare është rritur.

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...