fbpx

Vetëm kundër- zbuluesit nuk mungojnë në listën e deputetëve

-

Partitë politike përpilojnë listat me kandidatë për zgjedhjet e ardhshme më 11 dhjetor, ndërsa në shikim të parë në sy bie fakti që në garën për karrigen e deputetëve u gjetën, si asnjëherë më parë, shumë ish shefa dhe zyrtar të lartë të policisë sekrete dhe MPB-së.

Kjo ndodh në kohën kur Maqedoni tronditet nga kriza politike që u nis pikërisht nga skandali politik dhe i kundër- zbulimit me publikimin e bombave opozitare, për të cilat dyshohet se janë bërë me porosinë e kryesisë së partisë në pushtet e të realizuar nga DSK.

Ish kundër- zbulues, siç mund të shihet, dominojnë në listat e deputetëve me profil djathtist dhe qendror politik.

Slobodan Bogoevski

  • Bartës i listës së “Koalicionit për ndryshime dhe drejtëri” (LD, FRODEM, DEMOS dhe MORO Partia Punëtore) në njësinë e katërt. Nga viti 1989 deri 1995 ishte nën- sekretar i Shërbimit për siguri shtetërore. Ishte pjesë e grupit të “tetë” që në fund të vitit 1980 dhe fillimin e vitit 1990 ishte bartës i ndryshimeve në MPB dhe proceset për pavarësinë e Maqedonisë nga FSRJ. Ishte i dënuar me 2 vite burg në vitin 2013 në rastin “Agjenti” për mashtrime me shitjen e tokës shtetërore.

Pavle Trajanov

  • Kryetar i Lidhjes Demokratike dhe bartës i listës së koalicionit për ndryshime dhe drejtësi në njësinë e parë zgjedhore. Nga viti 1991 deri 1993 ishte nën- sekretar i Shërbimit për siguri publike (sot Byroja për siguri publike). Është mik i Bogoevskit dhe gjithashtu pjesë e grupit të “tetë”. Nga vitit 1998 deri 1999 ishte ministër i brendshëm në qeverinë e Lubço Georgievskit.

Lube Boshkovski

  • Kryetar i Të Bashkuar për Maqedoni dhe ish anëtar i VMRO DPMNE-së. Bartës i listës së Koalicionit VMRO për Maqedoni (VMRO Popullore, Të Bashkuar për Maqedoni dhe Dinjiteti). Ishte zv- drejtor i DSK-së në vitin 1998 deri 2001 ndërsa në 2001-2002 ishte ministër i brendshëm në qeverinë e Lubço Georgievskit gjatë konfliktit të vitit 2001. Ai u gjykua dhe u shpall si i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për rastet në fshatin Luboten të Shkupit. U arrestua në vitin 2011 ndërsa dhe u dënua për pesë vite për financim ilegal të fushatës zgjedhore.

Janko Baçev

  • Kryetar i Lëvizjes Popullore për Maqedoni dhe bartës i listës së DRM në njësinë e katërt zgjedhore. Nga viti 1994-2002 punonte në MPB gjegjësisht në DSK dhe një kohë të caktuar ishte kryeshef në DSK.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.