fbpx

Për romët në Maqedoni drejtësia është fantazi shkencore

-

Prej tani, padrejtësisë dhe shkeljet e të drejtave themelore të njeriut ndaj popullatës rome në Maqedoni do të mund të denoncohen në ueb- platformën “Romamap” që sot e promovoi Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut. Projekti financohet nga ambasada gjermane në Maqedoni ndërsa në projekt bëjnë pjesë disa shoqata civile, që punojnë lidhur me problemet që paraqiten tek popullata rome.

“Është dështues fakti që pas kaq viteve, romët në Maqedoni ballafaqohen me shkeljen e të drejtave themelore” deklaroi drejtorja e Komitetit, Urania Pirovska duke shtuar se ende ka romë që s’mund të sigurojnë evidencë amë, s’mund t’i legalizojnë vendbanimet e tyre dhe nuk kanë siguri shëndetësore.

Pirovska akuzoi institucionet përkatëse në vend se nuk kanë vullnet politik për përmirësimin e gjendjes së romëve dhe se puna e organizatave civile është e kotë për shkak të aktivitetit të dobët të institucioneve kompetente.

“Për romët në Maqedoni, drejtësia është fantazi shkencore. Rastet e padrejtësisë ndaj romëve ende nuk kanë epilog gjyqësor, edhe pse zgjatin tanimë me vite” tha Nesime Selimoska nga OJQ “Roma SOS”.

Në fund, një aktiviste e një shoqate civile u ankua që gjatë prezantimit të saj s’ka mund të mbaj fjalim në gjuhën rome dhe që platforma nuk është edhe në gjuhën e saj amë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.