fbpx
Tag: Zoran Zaev

tag: Zoran Zaev

Zaev: Ja programi, qytetarët le të kthehen në shtëpi ndërsa Ivanovi le ta vlerësojë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot paraqiti programin e ri për qeverinë e ardhshme, e cila siç tha, del nga programi para- zgjedhor “Plan për jetë” i LSDM-së, por edhe të programeve të partive për të cilën kanë votuar shumica e qytetarëve. Ai u bëri thirrje partive- partnerëve në koalicion që ta vlerësojnë, opozita ta komentoj, presidenti Ivanov ta...

VMRO DPMNE: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare

VMRO DPMNE sot në njoftimin e rregullt të mëngjesit, “citin” pika nga Platforma e shqiptarëve të cilat, sipas partisë, “janë pranuar nga ana e Zoran Zaevit”. “Miratimi i rezolutës së përbashkët dhe obliguese në Kuvendin e RM-së me të cilën qeveria e R. së Maqedonisë obligohet në mënyrë aktive të përfshihet në procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit”. “Përfshirja...

Gruevski për “HRT”: Me Platformën shqiptare është bërë grushtet në Maqedoni

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski në intervistë për televizionin shtetëror kroat “HRT” ka deklaruar se “me Platformën shqiptare është bërë grushtet në Maqedoni”. “Në njëfarë mënyre është grushtet kur pas zgjedhjeve do të sillet Platformë në një shtet tjetër e që ka të bëjë me shtetin tuaj, në rastin konkret shtetin tonë, Republikën e Maqedonisë. Kur kjo Platformë nuk...

Zaev për HRT: Nuk pres dhunë dhe përplasje

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistë për televizionin shtetëror kroat (HRT) thotë se nuk pret që të ketë përplasje dhe gjakderdhje në vend dhe se nëse kjo duhej të ndodh, do të ndodhte më herët. “Kjo si frikë ekziston dhe të gjithë kemi frikë nga kjo, por jam i bindur se nuk do të arrijë deri aty. Nëse duhej...

Shefi i diplomacisë gjermane, Gabriel kërkon Ivanovi të shqyrtoj edhe njëherë vendimin

Shefi i diplomacisë gjermane, Zigmar Gabriel deklaroi se është i shqetësuar nga gjendja në vend dhe kërkon Ivanovi të shqyrtojë vendimin. “Përkeqësimi i gjendjes së brendshme politike në Maqedoni është shqetësues. Stagnimi i brendshëm politik kërcënon ngecjen e procesit drejt BE-së”, deklaroi Gabriel gjatë vizitës në Ukrainë. Ai në deklaratën e tij kreun e LSDM-së, Zaevin e quan “lideri i deritanishëm...

Bejli: Jam i shqetësuar se Maqedonia po largohet nga parimet e demokracisë

Ambasadori amerikan në vend Xhes Bejli shprehi shqetësim për shkak të situatës së re të krijuar pasi presidenti Gjorge Ivanov vendosi të mos ia ndaj mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e Qeverisë së re. “Pajtohem me komisarin Johanes Han. Jam i shqetësuar se Maqedonia po largohet nga parimet e demokracisë dhe sundimin të së drejtës, që janë...

Zaev: Ivanovi ka kryer grushtet me vendimin që mos ta jep mandatin

“Gjorgje Ivanov me vendimin që mos ta jep mandatin për formimin e Qeverisë për çka është i obliguar me Kushtetutë, ka kryer grushtet. Shtetin e ka futur në krizë thellë me pasojat të paimagjinueshme ndaj qytetarëve”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pasi presidenti Ivanov vendosi mos t’ia ndajë mandatin. Me këtë vendim, siç tha Zaev, ai bën krizë kushtetuese-...

VMRO DPMNE: Kur Zaev është në panik, PSP aktivizohet me raste të fabrikuara

Çdoherë kur Zaevi është në panik, aktivizohet PSP, thonë nga VMRO DPMNE pas konferencës së sotme të Speciales, ku u hap rasti më i ri “Trust”. Nga kjo parti thonë se kreu i LSDM-së është i frikësuar sepse e din se nuk do të kalojë Platforma e miratuar në Tiranë dhe për këtë prokurorja speciale Katica Janeva del në konferencë...

Zaev: Kam 67 nënshkrime, pres Ivanovi në afat të shkurtë të ma dorëzoj mandatin

Në dorë kam 67 nënshkrime të deputetëve nga Parlamenti i Maqedonisë, që garantojnë mundësi për qeveri të re për qytetarët e Maqedonisë, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev para rezidencës së presidentit Gjorgje Ivanov, të cilit ia dorëzoi nënshkrimet. “Këto nënshkrime mundësojnë të përfundojë kriza në RM dhe më në fund shteti të ec përpara për kthimin e jetës në...

Zaev: Pas 11 viteve regjim, do të formojmë qeveri demokratike dhe reformuese

Nderi është i imi dhe i LSDM-së, që thuajse pas 11 viteve regjim, fitojmë mundësi që ta formojmë Qeverinë demokratike në Maqedoni. Angazhimet tona të forma janë që ajo të jetë Qeveri reformuese në të cilën, prioritet janë qytetarët e Maqedonisë”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pasi që Kryesia Qendrore dhe partia e zgjodhën për mandatar për formimin...

Këshilli Qendrorë i LSDM-së përfundoi, partia vendosi mandatar të jetë Zaevi

Takimi i Këshillit Qendrorë i LSDM-së ka përfunduar dhe pas dy orë diskutim, kryesia ka vendosur që mandatar për formimin e qeverisë së re të jetë kreu i partisë, Zoran Zaev. Askush nga LSDM nuk u prononcua pas mbarimit të takimit, por se shkurt deklaruan se do të ketë kumtesë nga takimi. Mbrëmë, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani njoftoi se partia e...

Këshilli Qendror i LSDM-së sot do të mbaj takim në orën 12

Këshilli Qendror i LSDM-së sot do të mbaj takim në selinë e partisë më ora 12, njoftojnë nga kjo parti. Në takim do të vendoset kush do të jetë mandatari për formimin e Qeverisë së re, pasi partia mbrëmë i mori nënshkrimet e BDI-së. Mbrëmë, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani njoftoi se kjo parti do t'ia jep nënshkrimet LSDM-së për formimin...

Zaev: Në fillim të marsit do të kemi qeveri të re në krye me LSDM-në

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbrëmë mori vendim të na japin nënshkrimet për marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë, që do të bëhet në mesën e parë të marsit, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë vizitës në Sarajevë në konferencë të përbashkët të shtypit me liderin e Partisë Socialdemokrate të Bosnjës dhe Hercegovinës, Nermin Nikshiq. “Mbrëmë e di...

Osmani: BDI sonte nuk do të merr vendim nëse do t’ia jep nënshkrimet LSDM-së

Ky debat që po zhvillohet në kryesinë qendrore do të jetë maratonë, do të zgjat vonë dhe nuk do të merr kurrfarë vendimi për atë nëse do t’ia japim nënshkrimet LSDM-së për formimin e Qeverisë së re, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, gjatë takimit të kryesisë në selinë në Reçicë të Vogël. Ai theksoi se grupi i punës do...

BDI jep dritë jeshile për propozimin e LSDM-së për përdorimin e gjuhës shqipe

Kryesia qendrore e BDI-së ka dhënë dritë jeshile për propozim- vendimin e LSDM-së rreth përdorimit të gjuhës shqipe, ngel tani grupet e punës të shoshitin dallimet e vogla që edhe nuk janë aq të rëndësishme rreth këtij propozim- ligji, njoftoi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani pas mbarimit të takimit të kryesisë që mbrëmë mbajti takim në selinë e partisë...

Pasdite Ahmeti do të ketë takim me kryesinë qendrore të BDI-së

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka thirrur kryesinë qendrore të partisë për sot më ora 17:30, konfirmojnë nga BDI për “Televizija 24”. Në takim, siç shkruan televizioni, tre nënkryetarët, Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti, duhet të referojnë për rrjedhën e bisedimeve me ekipin e punës të LSDM-së. Takimi i kryesisë qendrore vjen pas takimit të mbrëmshëm të liderëve të...

Ahmeti: Nuk kemi dallime të mëdha me LSDM-në rreth propozimit për përdorimin e gjuhës shqipe

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se nuk kanë biseduar për nënshkrimet për marrjen e mandatit për qeverinë e re. “Gjuha shqipe në Kushtetutën e Maqedonisë është e garantuar. Ne këto ditë do të mbledhim kryesinë që të marrim vendime të rëndësishme për shqiptarët. Në takimin e sotëm me kreun e LSDM-së,...

Zaev pas takimit me Ahmetin: Nuk preket Kushtetuta edhe nëse nuk i marr nënshkrimet

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot pas takimit treorësh me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin në Reçicë të Vogël deklaroi se është afër marrëveshjes dhe se në takim është biseduar për kushtetutshmërinë e vendimeve. “Bisedimet janë në rrjedhë e sipër. Intensiteti rritet. Disa çështje janë rregulluar dhe këto çështje do t’i shpalosim para grupeve të punës të LSDM-së dhe BDI-së....

VMRO DPMNE: LSDM urdhëron sulme dhe u kërcënohet gazetarëve që nuk i kontrollon

VMRO DPMNE sot përmes njoftimit akuzoi LSDM-në se “kriminelët” nga radhët e kësaj partie urdhërojnë sulme ndaj mediumeve dhe u kërcënohet gazetarëve që s’janë nën kontrollin e LSDM-së dhe Sorosit. “U sulmua gazetarja e televizionit “Sitel”, Ivona Talevska, u sulmua gazetari Janko Ilkovski, u sulmua Dejan Nikolovski, Antonio Dimitrievski, Boban Nonkoviq, u sulmua ekipi i gazetarëve i “Republika” ndërsa u...

Miloshoski: Mandati i PSP-së skadon në qershor dhe ne i dëshirojmë çdo të mirë- deri në qershor

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli në intervistë për “Sitel” deklaroi sw qëndrimi i komunitetit ndërkombëtarë është se nevojitet vazhdimi i mandatit të PSP (afati për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzave, v.j). Deputeti dhe anëtari i Komitetit ekzekutiv i VMRO DPMNE-së, Antonio Miloshoski mbrëmë në intervistë për median e njëjtë tha se afati prej 18 muajve...