fbpx

Miloshoski: Mandati i PSP-së skadon në qershor dhe ne i dëshirojmë çdo të mirë- deri në qershor

-

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli në intervistë për “Sitel” deklaroi sw qëndrimi i komunitetit ndërkombëtarë është se nevojitet vazhdimi i mandatit të PSP (afati për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzave, v.j). Deputeti dhe anëtari i Komitetit ekzekutiv i VMRO DPMNE-së, Antonio Miloshoski mbrëmë në intervistë për median e njëjtë tha se afati prej 18 muajve është propozuar nga komuniteti ndërkombëtarë dhe Bejli, si përfaqësues gjatë bisedimeve mes partive politike në Klubin e deputetëve në vitin 2015.

Ambasadori amerikan në intervistë tha se kur është firmosur marrëveshja për formimin e PSP-së askush nuk ka qenë i vetëdijshëm me çfarë materiali po ballafaqohet ky institucion. Ndërsa Miloshoski deklaroi se Bejli mirë e ka ditur çështjen e PSP-së sepse ai ka qenë i përfshirë në bisedime.

“LSDM atëherë propozoi mandati i PSP-të të jetë 3 vite, VMRO DPMNE doli me propozim që të jetë 1 vit, propozimi i komunitetit ndërkombëtarë ku Bejli është përfaqësues ishte 18 muaj. Për momentin ne kemi rast ku dikush konteston, e vë në pikëpyetje mandatin që vet e ka propozuar për PSP-në. Mandati skadon në qershor dhe ne i dëshirojmë çdo të mirë deri në qershor, të shohim sa janë të aftë dhe çfarë mund të dëshmojnë” deklaroi Miloshoski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.