fbpx

Zaev: Pas 11 viteve regjim, do të formojmë qeveri demokratike dhe reformuese

-

Nderi është i imi dhe i LSDM-së, që thuajse pas 11 viteve regjim, fitojmë mundësi që ta formojmë Qeverinë demokratike në Maqedoni. Angazhimet tona të forma janë që ajo të jetë Qeveri reformuese në të cilën, prioritet janë qytetarët e Maqedonisë”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, pasi që Kryesia Qendrore dhe partia e zgjodhën për mandatar për formimin e Qeverisë së re

Ai shtoi se “pason një periudhë ku do të përkushtohen në vendosjen e programit kualitativ qeveritar, të cilën do ta realizojnë politikanët e përgjegjshëm, të cilët do të bëjnë politika reale, ashtu sikur zgjodhën qytetarët e Maqedonisë”.

“U përcaktuam për jetë cilësore për të gjithë qytetarëve, në një shoqëri të drejtë për të gjithë. Çdo gjë që bënim deri tani, në këtë fazë të sigurimit të shumicës parlamentare, ishte thjeshtë interesi i qytetarëve sipas Kushtetutës të Maqedonisë”, tha Zaev para anëtarëve të Këshillit Qendrorë.

Zaev i informoi kryetarët e Kryesisë Qendrore të LSDM-së, deputetët, krerët e organizatave komunale, kryetarët e komunave nga radhët e LSDM-së, për rrjedhën dhe përmbajtjen e bisedimeve me partitë politike prej të cilëve kanë marrë mandate në Kuvendin e Maqedonisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.