Nxënësit e shkollave të mesme “Niko Nestor” dhe “Ibrahim Temo” nga Strugë mësojnë teknika për ruajtjen e Jabllanicës.
Ligjëratat me temë “Llojllojshmëria biologjike e malit Jabllanica” janë pjesë e projektit “Të rinjtë në lëvizje” që e zbaton Shoqata malore ekologjike “Zakamen” nga Struga.
“Në suazat e projektit do të ndahen broshura për promovimin e ngjarjes. Gjithashtu, parashihet kamp ekologjik për të rinj, që do të organizohet në f. Belica e Epërme në fund të muajit maj. Këtu të rinjtë drejtpërdrejtë do të njihen me frytet e pyllit, kërpudhat dhe bimët shëruese me të cilat është e pasuruar Jabllanica, mbledhja dhe mbrojtja e tyre e rregullt ndërsa për fund planifikohet edhe përpilimi i herbariumit. Pjesëmarrësit në kamp drejtpërdrejtë do të mund të dëshmojnë për pasojat e prerjes ilegale të këtyre viseve” shpjegojnë nga “Zakamen”.
Projekti do të përfundoj me marshi malor, qëllimi i të cilit është të ngritë nismë për ndalimin e shëmtimit të pyjeve dhe prerjes jo të drejtë me të cilat në vazhdimësi shkatërrohen pasuritë natyrale.
V.M