fbpx

“Plenumi i gjimnazistëve”: MASh s’ mund ta hesht revoltën tonë!

-

Plenumi i gjimnazistëve  të shkollave të mesme ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sipas të cilit, leje për bojkot nxënësit duhet të marrin nëpërmjet kujdestarit të klasës i cili për këtë gjë duhet t’i pyes prindërit.

Sipas nxënësve, kjo është një tentim i MASH-it, për të ngulfatur revoltën e shkollarëve të mesëm dhe bojkotin në përgjithësi.

“Këtë e gjykojmë si keqpërdorim të fuqisë së ministrisë në drejtim të ngulfatjes së revoltës tonë karshi reformave të këqija. Plenumi paralajmëron se tentimet e tilla për amortizimin e betejës tonë, jo suksesin e tyre e tregojnë në vepër. Shtrojmë pyetje se si ministria po luan me nxënësit e shkollave të mesëm dhe arsimin në përgjithësi, kur e ardhmja është tek neve”, thuhet në reagimin e Plenumit.

Ata thonë se kërkesat e tyre janë në drejtim të përmirësimit të sistemit arsimor.

“Ne e kemi unin tonë, dhe mund të themi me zë, ‘STOP për reformat e dëmshme në arsim;”, porosisin nga Plenumi i shkollave të mesme.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.