fbpx

Spasov dhe Damçevski do të ankohen për vendimin e lustruesve

-

Ish ministri i drejtësisë dhe ish ambasador i Maqedonisë në Bullgari, Gjorgji Spasov ishte bashkëpunëtor I organeve për sigurim shtetëror, deklaroi Komisioni për verifikim të fakteve, Në dokumentet, e publikuara në uebfaqe, theksohet se Spasov ka dërguar të dhëna deri te shërbimet për disa qytetarë maqedonas.

Spasov i hodhi poshtë këto pohime, duke thënë se Komisioni që me kohë është shndërruar në trup për ndjekje politike për jobashkëmendimtarët e qeverisë aktuale.

_Deklaroj me përgjegjësi se kurrë nuk kam bashkëpunuar me ish Shërbimin i Sigurisë Shtetërore dhe se ky lloj i konstruksioneve të turpshme politike, të përpunuara në bazë të disa shënimeve të shkruara me insinuatë nga policë komunalë të ish UDB-së një ditë do të demaskohen. Aty thuhet se si asistent i Institutit dy vite pas vdekjes së Titos më 181 një polici komunal i paskam dhënë informata për ekzistimin e anarkoliberalëve. Çmenduri më të madhe nuk ka mundur të mendojë as ai as Komisioni, por me gjasë tani u duhej të diskreditohem qyshkur më panë se marr pjesë në protestat studentore-thotë Spasov në reagimin e publikuar në uebfaqen “Libertas”, duke theksuar gjatë kësaj se do të ankohet deri te Gjykata administrative dhe deri te Gjykata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Strasburg, nëse vendimi pas ankesës së tij nuk do të jetë i drejtë.

Njëkohësisht Komisioni sot publikoi se edhe ish kryeshefi i Drejtorisë së Sigurisë Shtetërore dhe kundërzbulim-Manastir, Ice Damçevski, ka mbledhur të dhëna dhe ka dhënë urdhra për ndjekje të personave, për të cilët është pohuar se janë të shërbimeve,

Damçevski mendon se vendimi i lustruesve  është i paargumentuar dhe është jashtë çdo logjike të shëndoshë.

_Në fazën e parë kur më lustruan, u ankova pranë Gjykatës së lartë administrative dhe vendimin e lustrimit  gjyqi e shpalli joligjor. Tani ata në vend se të heshtin se kanë bërë mëkat, për së dyti e sjellin një vendim të këtillë në procedurë të re, jashtë logjikës së shëndoshë dhe pa argumente. Domethënë, në vend se të më kërkojnë falje, shkojnë në procedurë të re të paargumentuar. “Unë isha person zyrtar dhe gjithçka që punova ishte në kuadër të kompetencave të mia, tani për këtë procedurë të tyre të re përgatis përgjigje me avokat-deklaroi Ice Damçevsji për agjencinë”Meta”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.