Dukja e re e sheshit të Shkupit është në përfundim e sipër ndërsa gardhi që këto ishte prezent, filloi të largohet.

Pritet që së shpejti edhe të promovohet zyrtarisht në mënyrë solemne.

Sipas planeve, në sheshin Maqedonia është ndërtuar shatërvan në formë kënddrejti, me dimensione 20-10 m dhe me shtrat të vendosur me betonarme. Sipërfaqja përreth shtratit duhet të përpunohet me pllaka graniti me ngjyrë gri të çelur me dimensione 60-60 cm dhe trashësi prej 10 cm.

Në pllakat e shatërvanit do të vendosen drita LED me hapës për vendosjen e currilit të ujit. Shatërvani do të përbëhet nga 128 curril uji me 128 drita. Efekti vizual i shatërvanit do të arrihet me vallëzimin e currilit ndërsa gjatë natës edhe me vallëzimin e dritave.

Në afërsi të shatërvanit do të vendoset odë gjegjësisht repart makinerik, ku do të vendoset pajisja e nevojshme për funksionimin e shatërvanit, sensorë, skimerë, filtra, sonda e tjerë.

Krahas realizimit të shatërvanit sipërfaqësor, në sheshin Maqedonia është realizuar edhe riparimi i parterit.

Uji që do të del nga currilat do të hyj thellë midis pllakave dhe do të kthehet në sistem. Ujërat atmosferik nga parteri, përmes gypave do të përçohen përmes rrjeti ekzistues atmosferik.

Projekti për ndërtimin e shatërvanit sipërfaqësor dhe riparimin e parterit në sheshin Maqedonia është e Ndërmarrjes publike për planifikim hapësirë dhe urban –Prilep ndërsa në terren punonin ekipet e kompanisë ndërtimore “Transmet” nga Shkupi. Ky projekt, sipas paralajmërimeve, do të kushtoj rreth 150 milion euro, prej të cilave Qyteti i Shkupit siguroi një të tretën ndërsa Qeveri e Maqedonisë dy të tretat tjera.