fbpx

Shulc: E pajustifikueshme është frika evropiane nga Cipras

-

I pari i Parlamentit Evropian, Martin Shulc nga Athina dërgoi mesazh dhe shpresoi se Greqia do të arrij të qëndroj në BE dhe në rrugën e saj evropiane. Shulc, i cili është funksionari i parë i evropës në vizitë në Greqi pas zgjedhjeve, kishte takim dy orësh me kryeministrin Aleksis Cipiras ku është biseduar për çështjet ekonomike, por edhe për politikën ndërkombëtare – për Rusinë dhe Konfliktin në Ukrainë.
Shulc u nda me përshtypje pozitive, duke komentuar se kanë pasur bisedë të gjatë, të hapur dhe të sinqertë me Cipras dhe se janë pajtuar për një numër të madh të çështjeve. Kryetari i Parlamentit Evropian tha se nga biseda me Cipras ka ardhur në përfundim se nuk është themeluar frikë evropiane nga qeveria e re greke.
– Në bisedat e hapura në Evropë ekziston frikë se qeveria e Cipras do të shkojë në rrugë e tyre. Kjo nuk është e saktë. Qeveria e Cipras do të jep propozime dhe dëshiron të ketë bisedime ër këto propozime, të arrihet në një zgjedhje të përbashkët. Kjo është një mesazh i kënaqshëm, mesazh e cila na bën të gëzueshëm. Sigurisht se do të ketë edhe mospajtime, siç kishim edhe sot, por kryesorja është se Greqia kërkon zgjidhje të përbashkët me partnerët – deklaroi Shulc pas takimit.
Kryeministri Cipras tregoi qëndrim të hapur dhe pozitiv dreht BE-së pas deklaratave. Vizita e Shulc e vlerësoi si tregues se vlera e parë e BE-së është pranim i qeverisjes së popullit, duke komentuar se ky takim ndihmon në krijimin e lidhjes dhe besim midis Greqisë post-memorandumit dhe institucioneve të BE-së. Sipras potencoi se ka bindur Shulcin për planet e reformave serioze në vend dhe në sektorin publik, që do të merren me probleme të mëdha të brendshme që ndikuan në krizën: klientalizmi, korrupsioni dhe shmangia e taksave. Njoftoi se kanë strategji si përsëri të kthej zhvillimin ekonomik në vend pa iu rikthyer borxheve të reja dhe vrimave të reja të buxhetit.
-Katër vite e shohim mossuksesin e programit ekonomik. Qytetarët katër vite paguanin për jo përgjegjësinë e të tjerëve , për marrëdhëniet e papërshtatshme që ekzistonte midis oligarkisë ekonomike e cila nuk donte të paguaj taksat dhe sistemin e vjetër politik i cili e mbronte. E binda Shulcin se qeveria e re është e vendostë ti vë fund kësaj lidhje – deklaroi Cipras.
Ai tha se ky takim ndihmon në krijimin e lidhjeve të reja dhe besimit midis Greqisë post-memorandike dhe institucioneve të BE-së.
Evropa do të tejkalojë krizën dhe do të jetë më e fortë se kurë – deklaroi Cipras.

M.P.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.