fbpx

Shilegov: Në Tearcë fituam 170 vota më shumë se në zgjedhjet e 11 dhjetorit

-

LSDM në Tearcë fitoi 170 vota më shumë sesa zgjedhjet e 11 dhjetorit, por votimi këtu ishte më shumë simbolik, tha zëdhënësi i LSDM-së dhe bartësi i listës së kandidatëve në NJZ 6, Petre Shilegov sonte në Tearcë.

“Me krenari mund të them se banorët e Tearcës votuan për ndryshime, për jetë në Maqedoni pa marrë parasysh presioneve. Ata dolën guximshëm dhe me dinjitet dhe thanë MJAFT duke kërkuar qeveri përgjegjëse, që do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve. Do ta dëgjojmë porosinë e banorëve të Tearcës, ndërsa kjo do të thotë se do të kemi qeveri përgjegjëse që do të sjell ndryshime dhe ku do të ketë institucione të cilat do t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve. Votimi këtu është më se simbolik. Qeverinë e ardhshme do ta udhëheq LSDM-tha Shilegov.

Si përgjigje në pyetjen se çfarë mendon për atë që VMRO DPMNE tanimë ka shpallur fitore, Shilegov tha se “Gruevski deri më tani shumë gjëra ka thënë” dhe se zëri i tij është tanimë diç e kaluar.

Ai shtoi se në Maqedoni nuk ka krizë politike, por krizë kriminale nga strukturat në pushtet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.