fbpx

Sheqerinska: Vendim për zgjedhje do të ketë nëse ka vullnet politik më 31 gusht

-

Nëse ka vullnet politik, zgjidhje deri me 31 gusht dhe vendim për zgjedhje do të ketë. Qytetarët e Maqedonisë një kohë të gjatë janë duke pritur për t`i dhënë fund krizës dhe gjatë kohë janë duke e ditur se hapi i parë për përfundimin e krizës janë zgjedhjet e lira dhe demokratike, asgjë më shumë, por asgjë edhe më pa. Nëse përsëri nuk ndodh që VMRO-DPMNE dhe BDI  të ikin nga zgjedhjet, jemi të bindur se me 31 gusht mund që të sillet një vendim i mirë për Maqedoninë, deklaroi sot nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska.

“Aspak nuk është në pyetje nëse dikush nga partitë është i kënaqur ose i pakënaqur nga ky proces.  Pyetja është nëse qytetarët e Maqedonisë do të fitojnë një shans për zgjedhje të lira dhe demokratike. Procesi i cili realizohej në KSHZ dëshmoi dhe vërtetoi se në Maqedoni ka ekzistuar një numri i madh i votuesve fantom të cilët tashmë nuk gjenden në Listë, pasi që ato qytetar që nuk ishin fantom u paraqitën, u regjistruan dhe ende gjenden në listë. Megjithatë, tani është pyetja se kush deri më tani i ka keqpërdorur votat e atyre 30.000 të cilët tanimë nuk gjenden në listë, pyetja është se kush i ka keqpërdorur votat e njerëzve në diasporë të cilët njashtu kanë të drejtë vote, por si duket dikush tjetër ka votuar në emër të tyre. Ne vlerësojmë se deri me 31 gusht mund që të plotësohen të gjitha kushtet të cilat janë parapa me Marrëveshjen e 20 korrikut të këtij viti”, deklaroi ajo.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.