fbpx

LSDM nga Prilepi: I kanë shkatërruar dhe i kanë dënuar të gjithë ata që nuk iu shkojnë në favor

-

Në sheshin “Metodija Andonov Çento”, sot LSDM prezantoi regjistrime të reja nga bisedat e përgjuara. Sipas kryetarit të organizatës komunale të LSDM-së, Sasho Veleski, ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski me kryetarin dhe disa bashkëpunëtorë tjerë janë dakorduar për shembjen e tarracave dhe banakëve, punësime dhe ndërrimin me kuadro të VMRO DPMNE-së, përgatitje të listës me kompani, të afërta me LSDM-në ku duhet të hyn inspektorët dhe ato të gjobiten.

Në bisedën e regjistruar mes Janakieskit dhe Marjan Risteskit dëgjohet se si merren vesh për ndërrimin e kryetarit të FFM-së, Hari Haxhiristeski, sepse tanimë 10 vite është në atë funksion.

Në një prej bisedave mes ministrave Gordana Jankullovska dhe Zoran Stavrevskit, ministri i financave është i hidhëruar me kryetarin Marjan Risteski dhe thotë se nëse dëshiron mund ta mbyll festivalin “Pivo Fest”.

Nga pozita e kryetarit, Risteski i ankohet ministrit Janakieski se i ka rënë rejtingu në Prilep. Për qytetarët e vet Risteski konsideron se janë “special” dhe se është dashur të bëj diç tjetër në qytet e jo vetëm rrugë.

Në bisedat dëgjohet se si Janakieski kërkon nga Risteski listë të kompanive të afërta me LSDM-në. Interes të veçantë Janakieski ka për kompaninë e Hari Lokvenec.

“Bëni program, dorëzoje në Këshill dhe godit pastaj- thotë Janakieski në njërën prej bisedave me kryetarin.

Dëgjohet edhe një bisedë ku merren vesh se Prilepi patjetër duhet të votojë ose do të luaj valle.

Në një pjesë të bisedave Janakieski kërkon nga Risteski katër të punësuarve në komunën e Prilepit t’ua “uroj” dhe të shpall konkurs për punësime të reja në komunës, për siç thotë, “vmro-istë”.

Gjithashtu u publikua bisedë mes pronarit të “Pelisterkës” dhe Marjan Risteskit. Ky biznesmen thotë se ka listë të kafeneve që duhet të mbyllen. Në mënyrë shtesë paralajmëron “ndihmë për VMRO DPMNE-në që të fitoj në komunën Qendër”.

“Të mos lejojmë që kjo e keqe, kjo katastrofë për Prilepin dhe tërë Maqedoninë të përsëritet. Qytetar të nderuar, ejani ta vazhdojmë traditën. Ju bëj thirrje, të gjithë të dalim nëpër rrugët e Prilepit dhe ta tregojmë vendosmërinë dhe guximin tonë, t’i themi edhe një “JO” të madhe Nikolla Gruevskit”- deklaroi Veleski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.