Gruevski nga Tetova: Kjo është luftë politike e jo për jetë apo vdekje

-

Populli është më i mençur se Zaevi dhe grupi i tij ndërsa me zemër të pastër do të luftojnë për çdo qytetar dhe do të punojmë edhe më shumë. Na bënë një motivim shtesë, për ndërmarrjen e masave dhe projekteve për popullin tonë në çdo segment me qëllim që të sigurojmë më shumë kushte për jetë më të mirë, theksoi sot kryeministri Nikolla Gruevski në tubimin në Tetovë.

“Mendojnë se populli do ju besojë dhe se do të harrojnë pse njerëzit votuan për ne. Nënçmuan popullin dhe dashurinë e tij ndaj atdheut dhe ky është gabimi i tyre më i madh dhe do shemben si kullë prej letrave. Ne punojmë, bëjmë dhe i ndihmojmë popullit tonë. Kjo është lufta jonë për Maqedoni. Kjo është mënyra me të cilën do t’u përgjigjemi. Me shumë punë ta arsyetojmë edhe më shumë mbështetjen që populli na ofron – tha Gruevski.

Ai shtoi se opozita javën e kaluar ka bërë mega- tradhti duke prishur sistemin e sigurisë dhe e prish bashkëpunimin me vendet që ia duan të mirën Maqedonisë.

“Së pari akuzoi kompaninë kineze se është futur në biznes korrupsioni me Qeverinë tonë. I prishën raportet me një prej fuqive më të mëdha botërore e cila na ka pranuar me emrin kushtetues dhe me të cilën kemi shumë projekte të përbashkëta. Më pas bëri gabimin e dytë shumë të madh dhe akuzoi shtetin e Izraelit se përmes ministrisë së mbrojtjes është përfshirë në biznese korrupsioni. Që të jetë e qartë, në rastin e parë bëhet fjalë për proces të negocimit që na mundësoi të kemi çmime më të ulëta të autostradave në Evropë, theksoi Gruevski.

Për rastin me Izraelin ai tha se policisë maqedonase i janë dhënë 5,5 milion euro ndërsa Zaev, sipas Gruevskit, ka publikuar sekret shtetërorë nga bashkëpunimi i pastër si loti.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...