fbpx

Makinat e djegura në Manastir kanë qenë të aktivistëve të LSDM-së dhe një greku

-

Banorja e Manastirit, Jasmina Koçevska, aktiviste e LSDM-së dhe pronare e “Opelit” që mbrëmë u përfshi nga zjarri, për “Meta” thotë se është shumë e shqetësuar nga incidenti, në veçanti që makina e saj është djegur pesë minuta pasi djali i saj ka parkuar para ndërtesës, në afërsi të Shkollës teknike.

Djali Koçevskës në shtëpi është kthyer rreth orës 2 e 30 pas mesnatës dhe kur e hapur derën e banesës, ka dëgjuar shpërthim të madh ndërsa pas tij kanë vijuar edhe katër tjerë. Ka zbritur poshtë dhe ka vërejtur se makina e tij është kapluar nga zjarri.

“Si në film, makina e jonë u përfshi nga flakët. Prej shpërthimit të madh kishte lëvizur katër metra nga vendi ku ishte parkuar. Zjarri u përhap dhe kaploi makinën e një greku. Kishim fat sepse makina u ndez vetëm disa minuta pasi i biri e parkoi. Tmerr, thotë Koçevska për “Meta”.

Ajo dyshon se incidenti ka prapavijë politike. Por, megjithatë thotë se këtë do ta dëshmoj hetimi. Konfirmon se deri më tani nuk ka pasur kërcënime, as ajo e as biri i saj.

Ajo për vete thotë se është anëtare shumëvjeçare e LSDM-së dhe kritikuese e ashpër e pushtetit. Si mbështetëse e opozitës, pasi ka ardhur ky pushtet, ka ngelur pa punë pas 15 viteve stazh në arsim.

“Jam aktiviste e LSDM-së dhe pjesë e strukturave lokale të partisë. Mbeta pa punë pikërisht kur ky pushtet erdhi në krye të shtetit. Me vite kam luftuar për ekzistencë, më larguan nga puna edhe pse kisha vendim për marrëdhënie pune”, thotë Koçevska.

Si dëm kolateral, mbrëmë pësoi edhe makina e një greku i cili ka qëndruar në Manastir. Edhe makina e tij “Mazda” është dëmtuar tërësisht.

Këtë javë, për vetëm 3 ditë në Manastir janë djegur katër makina.

Banori i Manastirit, Marjan Jovanovski makina e të cilit u ndez të hënën, konfirmoi se rasti ka prapavijë politike sepse ka qenë aktivist i LSDM-së opozitare dhe kritikues i ashpër i pushtetit nëpër rrjetat sociale.

A.B

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.