fbpx

LSDM: Nuk është koha për kritika, por për bashkim që qytetarët të marrin ndihmë të shpejtë

-

Anëtarët e Këshillit ekzekutiv të LSDM-së, Lupço Nikollovski dhe Edmond Ademi, kryetari i Komisionit për vetëqeverisje lokale, Dejan Pavleski, së bashku me anëtarët e kryesisë së organizatës komunale të Tetovës dhe këshilltarët e Këshillit të Tetovës nga LSDM sot ishin me banorët e Tetovës dhe rrethinës.

“Viktima në njerëz, dëme të mëdha, derdhje të gurëve, baltës dhe drunjve, makina të thyera, shtëpi të vërshuara, pa ujë dhe energji elektrike. Kjo është pamja e hatashme në vendet e banuara në rrethinën e Tetovës”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga partia vlerësojnë se qytetarët alarmojnë për nevojën e ndihmës së shpejtë dhe gjithëpërfshirëse për menaxhimin me pasojat e katastrofës në Tetovë dhe rrethinën.

“Komunat e udhëhequra nga opozita, Strumica, Kumanova, Qendra, Rankovca, tanimë kanë dërguar njoftim me shkrim deri te komuna e Tetovës se të gjitha resurset e tyre i vendosin në disponim për ndihmën e qytetarëve. Shprehim ngushëllim të thellë deri tek familjet e viktimave. Të gjithë bashkë- ngushëllohemi me mërzinë e tyre. Ashtu sikur edhe ndaj pushtetit lokal, i ofrojmë mbështetje të plotë institucioneve të cilat tentojnë të ballafaqohen me katastrofën në Tetovë dhe rrethinë” tha Pavleski i cili shtoi se tani nuk është koha për kritikë, por për bashkim.

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.