Disa përkrahës të Zoran Zaevit  mëngjesin e sotëm para Gjykatës Themelore Shkup 1 vendosën pano me figurën e liderit të opozitës, ku  më ora 10 duhet të filloi procesi gjyqësor për rastin “Puç”.

Përveç Zaevit sot  duhet të paraqitet edhe ish shefi i kundërzbulimit, Zoran Verushevski, bashkëshortja e tij, punonjësi komunal nga Strumica, Palifrov dhe ish i punësuari në MPB, Gjorgji Lazarevski, të gjithë akuzohen për spiunazh, dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore.