Përmendën “marrëveshjen nga Przhino” ndërsa nuk na shpjeguan

-

Nuk kanë të ndalur spekulimet rreth asaj çfarë është biseduar dhe çfarë vendime janë marrë në takimin pardje në rezidencën e BE-së në Vodno.

Ja në një vend deklaratat e pjesëmarrësve në takim:

Zoran Zaev:

“Dokumenti përmban bazë të mirë fillestare që duhet ta respektojnë të gjithë nënshkruesit. Në dokument në mënyrë precize përmendet obligimi i qeverisë që duhet t’i  organizoj zgjedhjet e ardhshme. Kyçe, a do të arrihet marrëveshje më 10 qershor në Bruksel, është që të arrihet marrëveshje për profilin e asaj qeverie. Qëndrimi i opozitës është i qartë para opinionit, se pranohet çfarëdo formati dhe përbërje të qeverisë ku nuk do të jenë Gruevski dhe krijuesit e krizës në Maqedoni. Nëse kjo nuk arrihet, LSDM do të refuzoj fillimin e negociatave dhe do të vazhdoj me veprimin e konfirmuar jashtë- institucional”.

Nikolla Gruevski:

“Nuk do të shtoja asgjë përveç asaj që e tha komisari Han në paraqitjen e tij. Mendoj se nevojitet konstruktivitet maksimal pa spekulime, pa deklarata të rrejshme. Të vazhdohet dhe të arrihet ajo që është e rëndësishme për shtetin dhe ajo që i nevojitet shtetit, stabilitet dhe siguri. Iu bëj thirrje të gjithëve që ia duan të mirën shtetit dhe të sillen pozitivisht dhe në mënyrë konstruktive. Hapi jonë i djeshëm është tregimi i sigurisë se besojmë dhe jemi thellë të bindur se qytetarët do ta zgjidhin sërish këtë opsion e jo opinionin e shkatërrimit dhe të përhapjes së urrejtjes, nuk do ta zgjedhin opsionin i cili i sjell dëm shtetit për shkak të interesit personale dhe partiak. Ky opsion sërish do të mposhtet”.

Radmilla Sheqerinska:

Zëvendës- kryetarja e LSDM në emisionin e djeshëm në “360 shkallë” në Alsat –M përsëriti se kërkojnë qeveri tranzicioni ku nuk do të marrin pjesë njerëzit që janë të përfshirë në kriminalitet në bisedat e publikuara. Ajo tha se do të vazhdojnë me “bombat” e nëse nuk arrijnë të merren vesh me kryeministri Nikolla Gruevski, do t’i përforcojnë veprimet jashtë- institucionale.

Johanes Han:

“Është me rëndësi që të zgjidhen problemet e brendshme prandaj kishim presion kohor për tu zgjidhur kriza dhe të arrihet një balans dhe kompromis politik. U pajtuam për të pasur një periudhë tranzicioni, ndërsa deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por shumë me rëndësi është që vendi të përgatitet paraprakisht për to. Të pastrohet Lista zgjedhore dhe të pranohen të gjitha rekomandimet e Bashkimit Evropian. Kemi rënë dakord që në fund të muajit prill të vitit të ardhshëm të zhvillohen zgjedhje të parakohshme. Për detajet do të bisedohet në mbledhjen e ardhshme që do të mbahet në Bruksel”.

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...

Polemika mbi luftën hibride pas publikimit të audio-incizimit mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

*Përgatiti: Fitim Gashi Publikimi i një audio-incizimi nga “Paparaci” mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit, që për shumë vite ishte figura kryesore në veri e lidhur me krimin...