Rreth 150 profesorë, studentë dhe qytetarë që i përkrahnin, me qirinj në duar u mblodhën sonte para Parlamentit për ta varrosur arsimin e lartë. Varrosja e arsimit të lartë filloi gjysmë ore pasi deputetët e Parlamentit miratuan ndryshimet në Ligjin e arsimit të lartë.
Anëtarët e Plenumit thonë se vendimi varrosjen e arsimit të lartë ta mbajnë para Parlamentit ka simbolikë sepse ky institucion është bërë e shurdhër ndaj kërkesave të tyre që të përpilojë ligj të ri sistematik. Në barishten para institucionit ligjvënës, profesorët vendosën nekrologë të arsimit të lartë, qirinj dhe kryqe.
-Konsiderojmë se kjo është shprehje e ashpërsisë së paparë, të mosrespektimit të kërkesave të komunitetit akademik dhe studentëve të cilët disa herë masovikisht dolën nëpër rrugë me kërkesën që ky ligj të tërhiqet. Tani pritet presidenti presidenti i shtetit të mos e nënshkruar vendimin për miratimin e këtij Ligji- tha Ivan Nikollovski, student i Fakultetit të Drejtësisë.