fbpx

Të shtëna të reja dhe detonime në Kumanovë, rritet numri i të lënduarve

-

Aksioni policor këtë mëngjes  filloi në Kumanovë, siç thonë nga MPB-ja, likuidimit të grupit të armatosur akoma vazhdon. Sipas ekipeve në terren, nga lagjja e Kumanovës Divo naselje, ku zhvillohet aksioni policor, akoma dëgjohen të shtëna dhe detonime.

Sipas informacioneve të fundit  për të cilat nuk ka konfirmim janë lënduar më së paku 17 policë, prej të cilëve 3 janë në gjendje kritike. Disa media transmetojnë se ka edhe viktima.

Njësite të armatosura  policore janë të pranishme nëpër rrugët e qytetit, dhe helikopterët vazhdimisht mbikëqyrin terrenin.

Banorët e kësaj lagjeje për “Portalb” thonë se në qytet aksionin akoma vazhdon, Anesa Aliti e cila jeton në këtë rrethinë, thotë se nga oborri j i saj ka dëgjuar se si kanë thënë “shtëpia e verdhë” është e pastë, që do të thotë se kanë bërë bastisje të shtëpive.

“Nuk mund të kuptohet ajo që ndodh jashtë dritareve, dëgjova krisma. Dëgjuam helikopterë dhe sirena të ndihmës së shpejtë disa herë. Vërejtëm edhe tym në qiell. Banorët e shtëpive përreth kanë dëgjuar fjalët…”shtëpia e verdhë është e pastër”, që do të thotë se ka bastisje nëpër shtëpitë”, thotë Aliti.

“Që në mëngjes Kumanova është në gjendje alarmi. Mëngjesi ngrysi me detonime, krisma, helikopter dhe kjo po zgjat tërë ditën. Ka aksion nga MPB për likuidimin e grupit të armatosur i cili disa ditë është prezent në këtë pjesë të qytetit”, tha kryetari i Kumanovës, Zoran Damjanovski, shkruan “Nova TV”.

Ai shton se situata në qytet është dramatike dhe u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe mos të bien pre e provokimeve.

“Qytetarët të qëndrojnë të qetë, të jenë të përmbajtur, që mos të hyn në çfarëdo grupi për shkak të ndasive etnike sepse të gjitha kontaktet me partitë shqiptare dhe organizatat civile, në veçanti ato shqiptare, thonë se askush nuk e mbështet këtë dhe se kriza duhet të merr fund me eliminimin e këtij grupi dhe me kthimin e paqes dhe rehatisë së qytetarëve në Kumanovë”, apeloi kryetari i qytetit të Kumanovës.

Sipas portalit, bëhet fjalë për grup të armatosur prej 50 deri 70 persona të cilët gjoja janë vendosur në një shtëpi private.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski dhe ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov vizituan policët e lënduar, të cilët janë dërguar në Qendrën klinike të Shkupit.

Edhe atje vërehet prezencë e shtuar e policëve. Gazetarëve iu ndalohet qasje deri tek Klinikat.

Drejtori i qendrës klinike thotë se nuk do të prononcohet për mediumet, se këtë do ta bëjnë ose ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov ose ministrja e brendshme, Gordana Jankulloska.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.