fbpx

BDI: Mos bini pre e provokimeve dhe dezinformimeve

-

Partia shqiptare në pushtet, ka lëshuar një komunikatë në të cilën thotë se Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të thellë po ndjek zhvillimet e sotme në Kumanovë dhe në vazhdimësi ka apeluar tek qytetarët për përmbajtje, rruajtje të gjakftohtësisë dhe që të mos bien pre e provokimeve.

“Bashkimi Demokratik për Integrim gjykon që zhvillimet e sotme në Kumanovë, por edhe ato të mëhershmet në Goshincë si dhe shpërthimi para selisë së BDIsë dhe të tjera, janë veprime që janë në kundërshtim të plotë me përcaktimet strategjike të kombit shqiptar si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, Shqipëri dhe Luginë të Preshevës.

Jemi të bindur që vetëm një Maqedoni stabile dhe e sigurt ndihmon rajon dhe asnjë destabilizim i vendit tonë nuk është në interes të kombit shqiptar në rajon.

Shqiptarët në Maqedoni kanë agjendë të paracaktuar dhe në bashkëveprim me SHBA, BE dhe NATO duan ta shohin këtë vend me barabarësi të plotë, me marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, në paqë e stabilitet si dhe të anëtarësuar në Aleancën VeriAtlantike dhe të integruar në Bashkimin Evropian.

Ftojmë edhe mediat dhe opinionbërësit që të dëshmojnë përgjegjësi të lartë në këtë kohë shumë delikate si dhe të përmbahen nga nxitja e mëtutjeshme e situatës së rëndë. Në veçanti, qytetarët e Kumanovës dhe të lagjës ku u zhvillua ndërhyrja duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e dezinformatave të ndryshme.

Njëkohësisht, edhe Ministria e Punëve të Brendshme duhet të veprojë me përgjegjësi ndaj ndjeshmërisë së situatës së sigurisë dhe asaj politike”-  thuhet në komunikatën e BDI-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.