fbpx

Pas “bombave”, qytetarët pesimistë se mund të bëjnë diçka kundër korrupsionit

-

Apati e rritur dhe numër i zvogëluar e qytetarëve që janë të gatshëm të bëjnë diç në luftën ndaj korrupsionit, janë veçoritë kryesore të projektit të sivjetmë “Barometri i korrupsionit global”, për situatën në Maqedoni, që sot e prezantoi kryetarja e “Transparencë International Maqedoni”, Slagjana Taseva.
Ndryshe, për dallim prej para 2 viteve, kur 88% e të anketuarve deklaruan se janë të gatshëm të bëjnë diç në luftën kundër korrupsionit, në raportin e sivjetmë, gatishmëri të këtillë kanë thënë se 65% e të anketuarve, ndërsa rreth 40% janë deklaruar se s’mund të bëjnë asgjë kundër korrupsionit. Përgjigjet e këtilla vijnë pas publikimit të përgjimeve nga LSDM, ku u zbuluan shumë skandale korrupsioni në qarqet më të larta shtetërore.
“Është ulur numri i qytetarëve që janë të gatshëm të bëjnë diç në luftën kundër korrupsionit ndërsa shënon rritje numri i atyre që mendojnë se s’mund të bëjnë asgjë për të penguar korrupsionin. Shënon rritje numri i atyre që vlerësojnë se është shumë i madh ndikimi i politikës dhe se mënyra me të cilën udhëhiqen politikat ndikim kanë të fuqishmit, personat me ndikim dhe të pasurit, ndërsa në këtë përfshihet edhe korrupsioni politik” deklaroi Taseva duke shtuar se është e domosdoshme përforcimi i transparencës dhe mbrojtjes së njerëzve që janë të gatshëm të denoncojnë korrupsion.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.