fbpx

Mërgimtarët eleketronik që përhapnin propagandë për Trump pushtojnë mediat botërore

-

Të rinjtë nga Velesi janë shndërruar në atraksion global pasi një pjesë e mediumeve pohojnë se banorët e këtij qyteti, përmes ueb faqeve të tyre propaganduese me lajme të rrejshme, kanë ndikuar që kandidati i Republikanëve, presidenti aktual i SHBA-së, të ulet në kolltukun e Shtëpisë së Bardhë.

Pasi në prill të vitit të kaluar, “Meta” shkroi për pesë të rinj nga Velesi, pronarët e ueb faqeve që propagandonin të shpeshtën lajme të rrejshme në favor të presidentit Donald Trump, një numër i madh i mediumeve shkruanin për këtë fenomen dhe tentojnë të kontaktojnë me këto persona nga Velesi.

Disa ditë para se të mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA, faqja e famshme botërore “Buzzfeed” në analizën e saj të gjerë shkroi se të paktën 140 ueb faqe nga Velesi kanë publikuar lajme për Donald Trump. Sipas kësaj faqe, Velesi me 45.000 banorë ka përjetuar tronditje digjitale.

Pronarët e këtyre ueb faqeve me të cilët kontaktoi “Meta”, deklaruan se aspekti financiar është motivi kryesor pse e bëjnë këtë.

Pasi Trump fitoi në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, banorët e Velesit u bënë të famshëm në botë, kështu që për ta, duke cituar “Meta”, mes tjerash shkronin edhe “Yahoo News”, ABC News nga Australi, New York Magazine, Internacional Bussines Times si dhe El Confidencial nga Spanja.

Deri tek “Meta” pyetje dërguan producentët e dy nga tre televizionet më të mëdha në SHBA, SBC dhe ABS, që duan drejtpërdrejtë të kontaktojnë me djemtë nga Velesi.

Banorët e Velesit kishin edhe disa minuta hapësirë në emisionin e famshëm në SBC, “Late Night Show” të Stefan Kolbert, i cili u drejtua me këto fjalë “Ej, ju të mitur nga aqedonia. Ndaloni!

Përderisa Kolbert fliste për qytetarët e Velesit (nga minuta 5-15 sek), në ekran u paraqit edhe flamuri i Maqedonisë.

“Mund të pyeteni se si erdhëm deri këtu. Shumë njerëz mendojnë se Donald Trump ka fituar për shkak të Facebook-ut, më shumë sepse Facebook është përplot me storie të rrejshme që përhapen shumë, pa u vërtetuar nëse janë të sakta. Prej ku vijnë këto storie? Qindra ueb faqe të ndryshme vijnë nga disa djem të ri nga një qytet i vogël i Maqedonisë që të përfitojnë të holla përmes internetit, publikojnë storie sensacionale me përmbajtje të rrejshme. Ej, ju të rinj nga Maqedoni. Ndaloni! Pse s’mund të bëni gjëra normale tinejxherësh” thotë Kolbert.

Pas thirrjeve të mediumeve dhe opinionit, me qëndrim doli edhe themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Cukenberg i cili demantoi shkrimet e mediumeve se rrjeti social ka kontribuar për rritjen e popullaritetit të presidentit të sapoemëruar, Donald Trump.

“Ideja se lajmet e rrejshme të Facebook kanë ndikuar në epilogun është ide e krisur. Nëse nuk besoni në këtë, mendoj se nuk e keni kuptuar mesazhin që simpatizuesit e Trump tentojnë ta dërgojnë me këto zgjedhje” tha Cukenberg.

Pas fitores së Trump, “Meta” sërish kontaktoi me këta të rinj nga Velesi, të cilët deklaruan se nuk kanë ndikuar që miliarderi amerikan të bëhet president. Një pjesë e ueb faqeve të tyre propaganduese ose nuk ekzistojnë ose gati disa muaj nuk postojnë asgjë.

Një pjesë e mediumeve botërore që publikuan storien për mërgimtarët ekonomik nga Velesi:

International Business Times: Trump supporters duped by fake news generated in Macedonia

ABC.au: The surge of pro-Trump fake news is coming from Macedonia

Complete world news: Trump Propagandists From Macedonia Shy Away From His Victory

New York Magazine: Can Facebook Solve Its Macedonian Fake-News Problem?

El Confidencial: El pueblo de Macedonia que apoya a Donald Trump con noticias falsas ‘online’

Uk news yahoo: Trump supporters duped by fake news generated in Macedonia

Buzzfeed: How Teens In The Balkans Are Duping Trump Supporters With Fake News

Global Voices: Trump Propagandists From Macedonia Shy Away From His Victory

Heise: Fake-Sites zur US-Wahl: Mazedonier verbreiten angeblich Trump-Propaganda

Rue89 nouvelobs: En Macédoine, Trump est une machine à cash pour des sites d’info crapuleux

Disqus: Pro Trump media and supporters made fools by entrepreneurial teens in Macedonia

Gazetaexpress: Të rinjtë maqedonas me ueb-faqet propaganduese për Trump nuk besojnë se kanë ndikuar në zgjedhje

Chizmetv: Mira como Facebook ayudo a la victoria de Donald Trump

AM: Jóvenes macedonios ‘hacen su agosto’ con engaños sobre Trump

Miscareaderezistenta: Mii de dolari zilnic pe Internet, produse de site-uri pro-Trump apărute precum ciupercile într-un oraș din Macedonia!

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.