Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaevi, në konferencën për shtyp dje, publikoi biseda të reja të përgjuara, me të cilat, siç tha, po zbulohet fytyra e vërtetë e kryeministrit Nikola Gruevski.

Sipas Zaevit, Gruevski është marrë vesh për  blerje të parcelës në Vodno, ndërsa kjo është konfirmuar me bisedat më të reja ndërmjet tij dhe ministrit të transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski.

  • Hapi i parë, 21 mars, viti 2013: Problemet e Gruevskit  për pronësinë e parcelës kanë filluar kur u zgjodh Zhernovski për kryetar të komunës Qendër. Atij i është nevojitur të gjejë mënyrën gjithë këtë ta realizojë dhe mos të tërheq vëmendje në opinionin publik.
  • Hapi i dytë, 7 qershor, viti 2013: drama e parë, sipas opozitës, e cila është dashur ta mbulojë këtë krim, janë protestat në komunë. Duke u justifikuar se po e mbrojnë kishën “Shën Konstantini dhe Elena”, më 7 qershor të vitit 2013 një numër i madh i qytetarëve protestuan para komunës Qendër.  Shoqata joformale e qytetarëve “Veritas” e akuzoi kryetarin e komunës Andrej Zhernovskin, se me ndryshimet e PUD-së për Ring të vogël dhe Ring të madh, me të cilët parashihej kthimi i gjelbërimit, Komuna do ta ndalojë ndërtimin e kishës “Shën Konstantini dhe Elena”. Pas disa ditëve situata u qetësua.
  • Hapi i tretë, 15 tetor, viti 2013: Në aeroportin e Vjenës, është arrestuar kryetari i Këshillit të Komunës Qendër, Mirosllav Shipoviq. Ai, si kryetari i Këshillit Drejtues të “Mashinoprometit”, është i dyshuar për keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimit zyrtar, në këtë veprim si ndihmës kanë qenë të përfshirë më shumë persona, ndërsa buxheti shtetërorë ka qenë i dëmtuar për një milion euro.
  • Hapi i katërt, 23 maj, viti 2014: Shipoviq u lirua nga paraburgimi që të mbrohet në liri.
  • Hapi i pestë, 19 korrik, viti 2014: Vetëm dy muaj më vonë më 19 korrik të vitit 2014, u votuan planet urbanistike të Komunës Qendër për Tasino Çeshmiçe dhe për Kapishtecin. Aty u votuan me 11 vota “po” nga këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit. “Kundër” votoi vetëm drejtuesi i Këshillit, Mirosllav Shipoviq, kurse këshilltarët opozitar dhe kryetari i komunës së Qendrës, Andrej Zhernovski, në shenjë revolte, me herët e lëshuan mbledhjen.
  • Hapi i gjashtë, 3 mars, viti 2015: Sipas Zaevit, kjo është edhe arsyeja e nervozes së VMRO-DPMNE-së pas fitores së Andrej Zhernovskit në zgjedhjet lokale për komunën Qendër. Kësaj i shkon në dobi edhe ndodhitë me trazirat para objektit të komunës, edhe paraburgimi i kryetarit të Këshillit të Komunës, Mirosllav Shipoviq.
  • Hapi i shtatë, 15 mars, viti 2015: Zaevi në pres-konferencë më 15 mars tha se Gruevski për të fituar parcelë në lokacionin e dëshiruar, është nevojitur të  ndryshohet plani i detajuar urbanistik për Tasino Çeshmiçe, me të cilin kanë fituar ndërtesa banimi me vlerë më të madhe se pesë milion euro. Ai deklaroi se pronarë të parcelave janë kompania e Orce Kamçev, “Kara”, si dhe kompania ofshor “Eksiko”. Në një lokacion tjetër, me ndryshimin e PDU-së Kapishtec-Vodno, toka ka qenë e ridestinuar edhe nga kategoria për mbrojtje të gjelbërimit pa leje për ndërtim, me sipërfaqe prej 11.000 metrave katror, ka marrë tri leje për ndërtim.
  • Hapi i tetë, 23 mars, viti 2015: Sipas asaj që e tha Zaevi, kjo periudhë përputhet me kohën kur Gruevski insistonte ta blinte me çdo kusht parcelën në Vodno me më shumë se 11.000 metra katror.

Në bisedë, Gruevski, insiston toka të ridestinohet për ndërtim, sipas PPU-së , kjo të bëhet sa më shpejtë, sepse, siç dëgjohet në regjistrimet, veç më ka blerës.

  •  NG: Ta shndërrojmë në atë çfarë të thash, e din ti.
  • MJ: Po, Po, edhe ashtu është bërë.
  • NG: Atëherë, menjëherë po e shes. Veç më ka të interesuar.
  • MJ: Ashtu është bërë, ju tregova. Në përgjithësi është lënë.
  • NG: A është lënë në përgjithësi, mirë.
  • MJ: Po, ju tregova për këtë edhe veç më është bërë.
  • NG: Sepse ky u tërhoq, s’ka tjetër, ndërsa unë sa e di projekt afatgjatë diku kishte.

Përndryshe, Zaevi, edhe para disa ditëve publikoi biseda të Gruevskit për të cilat pretendonte se tregojnë se si kryeministri të gjithë angazhimin e tij e dedikon për parcelën në Vodno që dëshiron ta blejë.