fbpx

Komuna Qendër ndërpreu marrëveshjen për garazh në kat

-

Komuna Qendër ndërpreu marrëveshjen për kredinë afatgjate për ndërtimin e garazhit tek ndërtesa e ish “Nova Makedonia” ndërsa mjetet do të ridestinohen për shkolle të re fillore. Vendimi i këtillë njëzëri dje e kanë miratuar këshilltarët e komunës.

Marrëveshje për garazh në kat ishte lidhur mes Bankës komerciale dhe kreut të mëhershëm të komunës Qendër më dhjetë janar të vitit 2013.

Kryetari i komunës Qendër Andrej Zhernovski disa herë theksoi se nuk ka interes për ndërtimin e këtij objekti sepse në qendrën e qytetit ka disa garazhe në kat që janë gjysmë të zbrazura.

Shumica e banorëve të Qendrës, shton kryetari, në vend tre garazheve dhe përmendoreve duan që mjetet e tyre të shpenzohen për çerdhe dhe shkolla, thonë nga komuna Qendër.

Në sqarimin e vendimit thuhet se prioritet i jepet ndërtimit të një shkolle të re fillore dhe objektit të ri për çerdhe fëmijësh “Koço Racin” që tanimë është nisur.

Në vitin 2013 para zgjedhjeve lokale gurthemelin për garazhin me hedhjen e lopatës e vendosi kryeministri Nikola Gruevski

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.