fbpx

Britania rrit gjashtë herë më shumë numrin e arrestimeve për tu mbrojt nga terrorizmi

-

Londër IRIB – Pas disa kërcënimeve të radikalistëve, Anglia ka ngritur nivelin e sigurisë dhe forcat angleze të sigurisë janë vendosur në gjendje gatishmërie.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta Times sipas të cilës pas sulmeve terroriste të Parisit dhe kërcënimeve të Al Kaidës se tani e ka radhën Britania, Londra ka mobilizuar trupat speciale elitare, SAS, për të mbrojtur rrugët dhe qytetet britanike. Sipas prestigjiozes “The Sunday Times” të Londrës, shefat e sigurisë kanë paralajmëruar se 150 xhihadist me origjinë britanike, e që jetojnë në ishull, mund të ndërmarrin sulme të ngjashme me armë zjarri si ato në Francë, ku humbën jetën 17 vetë. Trupat speciale janë thirrur në gatishmëri për të mbrojtur Londrën dhe qytetet e mëdha, për të shmangur këto sulme terroriste. Këto forca janë bashkuar me policinë e antiterrorizmit, si dhe 1900 pjesëtare të Forcave të Armatosura, në operacionin më të madh të sigurisë në vend. Britania është në prag të rritjes së nivelit të gatishmërisë, në atë që quhet niveli kritik, çka do të thotë se një sulm terrorist është i pritshëm dhe i pashmangshëm.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.