fbpx

Qytetarët asnjë fajde nga nafta më e lirë

-

Ulja e çmimeve të naftës në  bursat botërore dhe çmimeve të karburanteve në tregun e vendit, nuk pritet që të lehtësojë buxhetin e qytetarëve, meqë nuk do të ndikojë në çmimet për qytetarët, konstatojnë ekspertët që  konsultoi “Meta”.

 

Sipas profesorit Atanasko Tunevski ulja e çmimeve të naftës sigurt do të ketë ndikim në industritë meqë do t’iu ulen harxhimet e prodhimtarisë, por nuk beson se kjo do të reflektohet edhe në çmimin e prodhimeve.

 

-Ulja e çmimeve të naftës sigurisht nuk  do të ketë ndikim në industri meqë ulen  harxhimet për prodhimtari. Pyetja është se athua kompanitë industriale do të kenë vullnet dhe do të tregojnë gatishmëri këtë ulje të harxhimeve ta transferojnë edhe te çmimet për konsumatorët . Nuk besoj se kjo do të ndodh dhe do të ketë ndonjë ndjeshmëri të çmimeve. Ndoshta, do të ketë ndikime në sektorë të caktuar, por kjo do të jenë minimale – thotë Tunevski.

 

Ndryshimet në çmimet e prodhimeve në favor  të qytetarëve nuk pret as profesori dhe kryetari i Qendrës së Efikasitet Energjetik Konstatin Dimitrov, i cili thotë se kompanitë tona uljen e çmimeve të naftës do ta presin me vonesë dhe do të kompensojnë me harxhimet që i kanë derisa nafta shitej me çmime të larta.

 

-Uljen e çmimeve të naftës ne do ta ndjejmë me vonesë prej dy javësh. Kompanitë industriale akoma kanë naftë që e kanë furnizuar me çmime të vjetra më të larta, dhe nga kjo nuk presim ndonjë ndryshim të vogël të çmimeve të prodhimeve. Ndoshta, kur do të marrin sasi të reja, por nuk besoj se do të ketë ndryshime. Gjithashtu, edhe pse do të keni harxhime më të vogla për prodhimtari, industritë do të shikojnë që të t’i matin gjendjet kur çmimet e naftës ishin më të mëdha, ndërsa ato nuk do ti rritin çmimet e prodhimeve, me situatën aktuale me çmim më të ulët të naftës. Industritë, për çmimin e naftës, varen dhe janë të lidhura me vendimet e Komisionit Rregullator Energjetik, por edhe gjendja e tregut varet nga ky Komision – konstaton Dimitrov.

 

Gjendja me çmimet e naftës dhe derivateve të naftës reflektohet edhe në buxhetin e shtetit që mbushet nga të ardhurat e TVSh-së nga  konsumi i derivateve. Por, edhe këtu ekspertët nuk presin “tronditje” të mëdha.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.