fbpx

Athina pas incidentit të Venizelos: ShBA-ja akoma nuk na kanë falur veton e Bukureshtit

-

Skandal me mungesën e Evangelos Venizelos në mbledhjen ministrore të NATO-s për shkak të emërimit të Maqedonisë me emrin kushtetues, bëri bujë të madhe në  mediat greke. Vendimi që Maqedonia të jetë nënshkruese me emrin kushtetues në Deklaratën e përbashkët të mbledhjes për vendimet në lidhje me ISIS-in, për shtypin grek është e barabartë me skandal diplomatik. Sipas mediumeve, kjo është një “faul play” nga ShBA-ja ndaj Greqisë dhe vendimeve të Kombeve të e Bashkuara.

Mediat greke janë  përplot me lajme për situatën për të cilën Venizelos vlerësoi se më e rëndësishme është që të ruhen qëndrimet greke, sesa të jetë pjesë e diskutimit për ISIS-n. “Faull i ShBA-ve për emrin e IRJM-së”,  “ShBA-ja provokon, e shënuan IRJM”, “ShBA-të IRJM-në emërojnë Maqedoni në Deklaratën e përbashkët”, “ShBA-të provokojnë,IRJM-në e emërojnë -Maqedoni”, “Venizelos i revoltuar me ShBA-të” janë vetëm një pjesë e titujve në shtypin e shkruar, në internet  publikimet të gazetave greke dhe në portalet informative.

Gazeta “Etnos” komenton se e gjithë çështja është një tregues se ShBA-ja akoma  nuk i ka falur Greqisë për atë çka ndodhi në Bukuresht në vitin 2008. “Burokracia e Departamentit të Shtetit asnjëherë nuk ia fali Greqisë për veton e pranimit të IRJM-së në NATO”, shkruan gazeta, duke komentuar se vetoja greke i ka bërë dhe do të vazhdoj t’i bëj problem në të ardhmen nëse merret parasysh se Viktoria Nulland, e cila në atë kohë merrej me pranimin e Maqedonisë në NATO, tani është zëvendës i Sekretarit Shtetëror të ShBA-ve. “Mesazhi i ShBA-ve është krejtësisht negativ dhe shqetësues”, komenton “Etnos”.

Analisti Jorgos Xogopulos për “Meta.mk” thotë se qëndrimi i tillë i Venizelosit është krejtësisht i pritshëm.

-Veprimi i tij nënkuptohet, reagimi është në pajtueshmëri me të gjitha vendimet në lidhje me çështjen e emrit në nivel të NATO-s dhe të BE-së,  thotë Xogopulos.

Ai  thekson se reagimi është vetëm konfirmim plotësues të pozitave greke dhe vijave së kuqe në çështjen e mosmarrëveshjes me emrin dhe vendosshmëria e Greqisë që mos lëshoj pe  për çështjen e emrit pavarësisht shtypjeve nga fuqitë ndërkombëtare, derisa nuk shihen përjashtime nga ana maqedonase.

Venizelos disa herë ka theksuar se Greqia edhe pse është në krizë, ka arritur  të mos gjunjëzohet nga shtypjet ndërkombëtare dhe mos lejoj të jetë e kushtëzuar për pakon e kursimit nëpërmjet kërkesave për përjashtime nga pozitat e saja për politikën ndërkombëtare.

M.P.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.